Zbardhet takimi Thaçi-Daçiç - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç kanë rënë dakord të nisin punën për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në fazën e parë të dialogut Prishtinë-Beograd. Lajmin e konfirmon Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton përmes një komunikate për mediat. Baronesha Ashton shprehet se takimi ishte vazhdim i atij të 19 tetorit dhe në të u diskutuan çështje të ndryshme që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. "Kemi rënë dakord që të vazhdojmë punën për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve dhe mirëpresim rezultatet e grupit të përbashkët të punës mbi Menaxhimin e Integruar të Kufijve. Diskutuam edhe për transparencën e fondeve që Serbia i jep komunitetit serb në Kosovë dhe se si të mbrojmë trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë. Të dyja palët ranë dakord gjithashtu që të ngrenë një grup të përbashkët pune për përgatitjen e një studimi fizibiliteti për autostradën Nish-Prishtinë." Në njoftimin e saj, shefja e diplomacisë së BE-së paralajmëron se së shpejti do të mbahet edhe takimi i radhës mes dy krerëve të qeverive. Ndërkohë, duke folur për mediat vendase përkatëse, dy kryeministrat, Thaçi dhe Daçiç kanë konfirmuar ato që Ashton tha se janë diskutuar në takim. Thaçi shtoi se takimi ishte me konstruktiv se ai i 19 tetorit.

Kosovo Prime Minister Hashim Thaci and his Serbian counterpart, Ivica Dacic have agreed to start work on the implementation of all agreements reached in the first phase of dialogue between Pristina and Belgrade.
The news confirms the European Union's High Representative for Foreign Policy, Catherine Ashton through a press release. Baroness Ashton said that the meeting was a continuation of the October 19 and discussed various issues affecting the normalization of relations between the two countries. "We have agreed to continue to work for the full implementation of all agreements and forward the results of the joint working group on Integrated Border Management. We also discussed about the transparency of funds gives Serbia the Kosovo Serb community and how to protect Serbian cultural and religious heritage in Kosovo. Both sides also agreed to establish a joint working group to prepare a feasibility study for the Nis-Pristina highway. "In its announcement, EU diplomacy chief warns that soon will be the next meeting between the two heads of government. Meanwhile, speaking to the relevant local media, the two prime ministers, Thaci and Dacic confirmed that Ashton said that were discussed at the meeting. Thaci said that the meeting was constructive than that of 19 October.

Share This Video


Download

  
Report form