http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te qenit mikpritës është një prej tipareve qe te huajt na kane vlerësuar me shume nder shekuj! Por, kur vjen puna tek shërbimet e thjeshta qe nga marrja e porosisë ne lokal, restorant e deri tek shërbimi hotelier duket se ne nuk e reflektojmë këtë tipar. Mjafton një vështirim i TripAdvisor, portalit me te njohur mbi informacionet e gjithëllojshme turistike, për te kuptuar se çfarë mendojnë turistet. "Te pasjellshëm, jo miqësor" janë dy prej epiteteve qe i gjen me shpesh për stafet e hoteleve, dhe kjo jo vetëm nga te huajt por edhe nga ne. Mirjana Kuka, menaxhere e një linje hotelesh ne kryeqytet tregon sesi e përzgjedh ajo stafin dhe vështirësitë qe has. Sipas saj edhe pse ne dukje një element i thjeshte, buzëqeshja është ajo qe kërkohet nga një punëtor i tille, por nuk gjendet lehte. Kete problematike, e pohojnë edhe përfaqësuesit e shoqatës shqiptare te turizmit. Sipas Matilda Naços, ne sondazhet me rreth 100 biznese turistike, mungesa e nivelit profesional te punonjësve dhe kërkesa e trajnimeve për ta është e vazhdueshme. Por, çfarë mund ta përmirësoje sjelljen e burimeve tona njerëzore ne turizëm?! Për specialistet vetëm vendosja reale e standardeve nga shteti ne bashkëpunim me privatet, për te cilat flitet prej vitesh, apo vlershmi me sistemin e yjeve do ta sjelle gradualisht këtë kulture te munguar.