Arvizu ne selinë e PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka inauguruar selinë e re te PD me një takim me ambasadorin e SHBA, Aleksander Arvizu. Takimi është zhvilluar ne katin e dyte te ndërtesës ku flamuri i PD u ngrit vetëm 24 ore me pare dhe çështja e selisë se re ishte pjese e bisedës mes diplomatit amerikan dhe kryetarit te PD. Ne deklaratën për media ambasadori amerikan Aleksander Arvizu u kujdes te sqaronte pozicionin e SHBA ne lidhje me debatet për kalimin e shtëpisë qendrore. Ambasadori ka saktësuar se është lajmëruar vetëm ne momentin e fundit qe takimi do te zhvillohej ne ish-shtëpinë qendrore te ushtrisë pasi me herët ishte përcaktuar se ai do te mbahej tek selia blu. Ndërkohë kryetari i PD, Basha, ka shmangur çdo koment për selinë e re duke u përqendruar tek roli i PD ne opozite. Zhvendosja e selisë se Partisë Demokratike tek ish-shtëpia qendrore e ushtrisë është shoqëruar me kritika nga Partia Socialiste ndërkohe qe pasardhësit e familjes Toptani me nënshtetësi amerikane ka ngritur pretendime për godinën pasi është ndërtuar ne token e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form