http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fushates per mbjelljen e pemëve i është bashkuar edhe ish-ambasadori amerikan. Pasi u nderua nga kryebashkiaku Erjon Veliaj me kullën e sahatit Aleksander Arvizu u shpreh i impresionuar nga ndryshimi i Tiranës, ndërsa mbolli fidanë ne lulishten përpara bibliotekës. ?Është shumë e jashtëzakonshme. Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre dhe kjo mund të inspirojë për të tjera gjëra. Unë e njoh Kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që Kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve. Ndaj është e rëndësishme të bëhen të dyja, nuk mund të kesh njërën, pa pasur tjetrën. Erion Veliaj e cilësoi ish-ambasadorin Arvizu një mik shumë të çmuar. Kryebashkiaku theksoi se edhe nisma e tij për të dhënë kontribut konkret duke mbjellë pemë në fushatën për ?Pyllin Orbital?, është një provë se Shqipëria ka zënë vend në zemrën e tij. ?Mikprita në Tiranë një mikun tonë shumë të çmuar, ambasadorin Arvizu, që ka kaluar një pjesë të jetës së tij në këtë qytet. Është lidhur me këtë qytet, me vendin tonë. Prova se një vend ka zënë vend në zemrën dhe në jetën e dikujt, është kur ai kthehet sërish aty. Edhe prova që na jep ambasadori sot është se Tirana është pjesë e jetës së tij, Shqipëria është pjesë e jetës së tij dhe fakti që kthehet edhe për të dhënë një kontribut konkret dhe për të mbjellë një pemë në Tiranë në këtë fushatën tonë të ?Pyllit Orbital?, më bën që ta çmoj shumë.? Duke premtuar se transformimi i kryeqytetit shqiptar do te vazhdoje me te njëjtat ritme, Veliaj e ftoi Arvizu te rikthehet ne Tirane duke e konsideruar si nje destinacion pushimesh.