http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e marra në pyllin e Stravajt në zonën e Librazhdit. Prerjet masive të pemëve rrezikojnë ekzistencën e tij, pasi ne toke hidhen pa dallim drurë të rinj dhe të vjetër. Afrimi i stinës së dimrit dhe rritja e interesit të qytetarëve për dru zjarri ka shtuar prerjet e pyjeve jo vetëm në zonën e Librazhdit, por në gjithë qarkun e Elbasanit. Inxhinieri i pyjeve dhe kryetari i klubit ekologjik të Elbasanit Ahmet Mehmeti, thotë se ajo që po ndodh me pyjet e qarkut është një masakër e mirëfilltë që do të japë pasojat në të ardhmen. Ndërsa shërbimi pyjor i qarkut të Elbasanit pranon se dëmi i verifikuar ne pyje brenda një muaji është 2 milion e 197 mijë lekë, megjithatë e konsideron situatën nën kontroll. Në gjendje kritike paraqitet situata edhe në Pyllin e Sodës në Vlorë. Prerjet e paligjshme, erozioni detar dhe ndotja nga inertet janë shkaqet që kanë dëmtuar rëndë pyllin e konsideruar mushkëria e qytetit. Banorët e zonës thonë se prerjet bëhen gjatë natës për të hapur sheshe ndërtimi mes pyllit , ndërsa ndërtuesit e mëdhenj i kanë kthyer të dyja anët e rrugës mes pyllit në venddepozitim inertesh edhe pse bashkia e ka përcaktuar jashtë qytetit një të tillë. Shërbimi pyjor në Vlorë duke pranuar situatën aspak të pranueshme në pyllin e sodës, shprehet i pafuqishëm për frenimin e depozitimit të inerteve përgjatë rrugës së tij, ndërsa justifikohet me erozionin detar për dëmtimin e pemëve.