http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet nga shirat ne zonën e plazhit ne Durrës, ndërpresin pushimet për shqiptaret nga Kosova. Pasi kane mbetur mes ujit dhe pa asnjë mundësi zgjidhje, një pjese e pushuesve janë nisur drejt vendit te tyre. Qe herët ne mëngjes familje te tera nga Kosova, kane bere gati valixhet duke lëne pas kabinat dhe shtëpitë e përmbytura. Pas kësaj situate nuk dihet nëse do te rikthehen vitin tjetër. Banore te zonës se plazhit qe ketë sezon e shfrytëzojnë për turizëm familjar shprehen te shqetësuar për largimin e pushuesve, njëherësh dhe per mungesën e infrastrukturës përreth banesave te tyre. Pavarësisht sasisë se madhe te reshjeve rene një dite me pare ne Durrës, asnjë institucion nuk ka marre masa për largimin e ujit nga banesat ne zonën e Plazhit. Dhjetëra shtëpi te ndërtuara vitet e fundit ne këtë zone vijojnë te jene te përmbytura. Teksa përcjellin pushuesit nga Kosova, banoreve te Durrësit u duhet te presin rënien e nivelit te ujit ose te ndërhyjnë vete për largimin e tij.