https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Bllokohet" By Pass-i i Fierit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është vendi ku duhej të kishin nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit që prej datës 16 qershor,  kur edhe u inaugurua nisja e tyre. Por që prej asaj dite në terren nuk është bërë asgjë. Kryetari i komunës Levan në territorin e së cilës është projektuar të kalojë gjurma e rrugës, tregon se janë kryer të gjitha procedurat për fillimin e punimeve, por nuk mund të japë arsyet pse prej më shumë se dy muajsh ne terren nuk punohet. Vlera e këtij projekti është 39 milion euro të dhëna nga Berzh dhe Banka Europiane për Investime. By Passi i Fierit do të lidhë autostradën Lushnje - Fier me atë Fier - Vlorë duke përshkuar lumin e Semanit ne perëndim te qytetit. Projekti parashikon ndërtimin e tre urave dhe gjatësia e rrugës do të jetë 22 kilometra. Do te ketë 21 nënkalime mjetesh dhe hekurudhore, 2 gjysme kryqëzime dhe dy zona me nga 25.000 m2 secila, për shërbime dhe pika informacioni për turistet. I gjithë ky volum pune duhet të kryhet brenda një afati kohor 2-vjeçar.

Share This Video


Download

  
Report form