http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpjekja e kryeministrit te ardhshëm Edi Rama per te përfshire edhe qytetaret ne sfidën 20 vjeçare për kontrollin e territorit, duket se ka fituar mbështetje ne rrjetet sociale ndërkohe qe janë publikuar edhe informacionet e para për shkelësit e ligjit. Njoftimi i hapjes se faqes "Stoprrenimit.com" ka siguruar me shume se 1500 pëlqime ndonëse krahasuar me ketë shifër numri i denoncimeve është relativisht i vogël pasi vetëm 20 qytetare kane postuar fotot dhe shqetësimet e tyre. Ajo qe bie ne sy ne denoncimet e para është shqetësimi i qytetareve për ndërtimet pa leje ne zonat turistike veçanërisht ne jug te vendit duke filluar nga Vlora, Ksamili e Saranda. Fotot e postuara tregojnë ndërtime qe brenda pak vitesh kane ndryshuar te gjithë bregdetin e jugut, ndërtime buze detit por edhe ndërtimet ne Sarande, qytet i cili tashme është kthyer ne simbol e dështimit te shtetit përballe ndërtimeve shumëkatëshe. Keta qytetare janë edhe me guximtaret pasi kane postuar bashke me fotot e ndërtimeve edhe emrin e tyre si dhe numrin e telefonit. Zona tjetër me e nxehte ne lidhje me ndërtimet pa leje është kryeqyteti ku qytetaret denoncojnë kate pallatesh pa leje, por guximi mbaron tek publikimi i fotos pasi ne këto raste qytetaret nuk publikojnë as emër dhe as numër telefoni. Por ne faqen "Stop rrenimit.com" nuk mungojnë edhe denoncime për shkelje te ligjit ne Fier, Librazhd apo edhe Kruje duke treguar se nisma te paktën qëllimin e pare e ka arritur: Te tërheqë vëmendjen te ky problem.