Mungesa e hapësirave publike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Tirane nuk funksionon me koncepti i hapësirave te përbashkëta. I vetmi qe zbatohet është ligji i "te fortit". Ambientet e destinuara për shesh pushime apo kënde lojërash janë zëne me dhe pa leje nga baret dhe restorantet, si dhe nga makinat, qe nuk kane me vend, ku te parkojnë. Mjafton një vëzhgim ne një nga lagjet e kryeqytetit, për te kuptuar, se kështu janë thuajse te gjitha rrugicat e Tiranës. Ky shqetësim i banoreve përforcohet edhe me tej kur individë te caktuar kthehen ne zot te hapësirave publike duke vendosur edhe hekura, për te garantuar vend parkimin e makinës se tyre. Absurditeti shkon edhe me tej, kur ne qendër te qytetit, hapësira publike është kthyer ne parkim privat dhe administratoret, iu kënaqet fitimeve te tyre, ndërsa  ajo qe humb, është arka e bashkisë se Tiranës, institucion, qe duket se nuk ka kontroll mbi territorin. Banoret thonë se ne jo pak raste mungesa e parkimit është kthyer edhe ne debat mes te rinjve, madje ka përfunduar edhe me përplasje fizike. Këto janë probleme qe vështirësojnë përditshmërinë e secilit. Prindërit detyrohen ti çojnë fëmijët ne kënde lojërash me pagese, shoferet duhet te japin gjithashtu para për një parkim, qofte edhe te improvizuar. Ndërsa fëmijët do te vijojnë te argëtohen, aty ku te rriturit pijnë kafe.

Share This Video


Download

  
Report form