http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ftesës publike te teknikut te kombëtares shqiptare Xhani De Biazi dhe kapitenit Lorik Cana një grup tifozësh kuq e zi kane krijuar një faqe ne Facebook, me emrin: "Januzaj, thuaji po Shqipërisë". Deri me tani kjo faqe ka marre mbi 23 mije pëlqime, ndërsa çdo dite postohen foto nga me te çuditshmet ku i kërkojnë talentit shqiptare, te pranoje ftesën e kombëtares sonë. Një jave me pare një agjenci me lajme sporti ne Belgjike shkruante se talenti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj ka refuzuar disa herë ftesat e kombëtares belge. Sipas burimeve te agjencisë 18-vjeçari dëshiron të luajë për Kombëtaren shqiptare. Januzaj ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe teknikeve duke spikatur ne fazën parapërgatitore me ekipin e pare te Mançester United. Ai është aktivizuar disa here nga tekniku Mojes, ndërsa ne Old Traford e krahasojnë me yllin Devid Bekam.