http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv
Motori i famshëm i kërkimit dhe i e-maileve, "Yahoo" do të nisë një epokë të re nga shtatori, në përpjekje për të konkuruar rivalin e përjetshëm, "Google". Ish-zyrtarja e lartë e këtij të fundit, Marisa Majer, tashmë shefe ekzekutive e "Yahoo-së", po përpiqet të krijojë një imazh të ri për kompaninë amerikane. Dhe gjithçka do të nisë nga logoja zyrtare. Duke nisur nga 4 shtatori, siç ka njoftuar edhe vetë "Yahoo", kompania do të bëhet me logo të re. Në këtë mënyrë, ky do të jetë ndryshimi i parë dhe më i rëndësishëm i gjigantit teknologjik, të paktën sa i përket fasadës, që prej krijimit 18 vjet më parë. Megjithatë, edhe logoja e re do të ruajë ngjyrën vjollcë, ashtu si aktualja. Një tjetër detaj që është zbuluar nga mediat, është fakti që gërma e dytë "O", në logon e re, do të jetë më e madhe se e para, duke reflektuar sipas kompanisë një karakter mikpritës. Që prej marrjes së drejtimit të kompanisë korrikun e vitit të kaluar, Marisa Majer ka ndikuar shumë në rritjen e aksioneve. Megjithatë, ekspertët mbeten dyshues për fatin e "Yahoo-së" në te ardhmen.
The famous search engine and e-mails, "Yahoo" will launch a new era of September, in an effort to compete eternal rival, "Google". Former senior official of the latter, Marissa Mayer, now chief executive of "Yahoo", is trying to create a new image for the U.S. company. And everything will start from the official logo. Starting September 4, announced himself as "Yahoo", the company will become the new logo. In this way, this will be the first change and the most important technological giant, at least as far as the facade, since its creation 18 years ago. However, the new logo will retain the color purple, like the current one. Another detail that is revealed by the media, is the fact that the second letter "O", the new logo will be bigger than the first, according to the company reflecting a hospitable character. Since assuming the leadership of the company July last year, Marissa Mayer has greatly impacted the stock. However, experts remain doubtful about the fate of "Yahoo" in the future.