Kabineti qeveritar është ndërtuar mbështetur në dy shtyllat e koalicionit, PS dhe LSI. Asnjë prej aleatëve më të vegjël nuk është përfaqësuar në qeveri, megjithëse kishin firmosur një marrëveshje parazgjedhore. Kështu çdo parti që siguronte mbi 10 mijë vota në rang kombëtar, do të përfshihej në kabinet. Por kjo nuk ka ndodhur as me PDS e Milos, e renditur si partia e tretë e aleancës së majtë me gati 13 mijë vota. Kreu i PDS i kontaktuar me telefon nga Vizion Plus tha se për momentin nuk ka asnjë koment për të bërë. Skënder Gjinushi, që drejton PSD mbeti gjithashtu jashtë qeverisë. Ndërsa kreu i Kristian Demokratëve, Mark Frroku tha se nuk e kushtëzon votën e tij në parlament për qeverinë Rama, edhe pse nuk mori post. Spartak Ngjela mbeti jashtë kabinetit, megjithëse Rama pranoi se i kishte premtuar një post. Por duket se marrëveshja nuk është arritur për shkak se dy palët nuk kanë rënë dakord për ministrinë e ofruar. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama në reagimin e parë tha se aleatët mbeten partnerë në qeverisjen e nesërme, duke lënë të kuptohet se ka poste të tjera për t'ju ofruar partive të koalicionit.
Cabinet is built on two pillars supporting the coalition, SP and SMI. None of the smaller allies is not represented in the government, though they had signed a pre-agreement. Thus each party to provide over 10 thousand votes nationally, will be included in the cabinet. But this did not happen even with the PDS Milos, ranked as the third party's alliance with left nearly 13 thousand votes. Paskal contacted by phone by Vision Plus said that currently has no comment to make. Gjinushi Skender, who also directs the PSD remained outside the government. As head of the Christian Democrats, said Mark Frroku not condition his vote in parliament on the government Rama, though did not post. Spartak Ngjela remained outside the cabinet, although admitted that Rama had promised a post. But it appears that the agreement has not been reached because the two sides have agreed to provide ministry. Elected Prime Minister in response Rama earlier said that the allies remain partners in the next government, implying that there are other positions to provide the coalition parties.