Sot, Skënderbeu kundër Shahter Karaganda - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Skënderbeu do te përballet sot ne takimin e pare te raundit te trete kualifikues te Uefa Champions League kunder kazakeve te Shahter Karaganda. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për kampionet e Shqipërisë, te cilët vine pas nje kualifikimi historik ndaj Azerve te Nefci Baku. Ndërkohë edhe kundërshtari paraqitet i vështirë pasi ka arritur te eliminoje një nga skuadrat qe merrte pjese rregullisht vitet e fundit ne fazën e grupeve Bate Borissov. Takimi i pare do te luhet ne kryeqytetin Kazak te Astanase ne orën 15:00. Per këtë arsye tekniku Mirel Josa mendohet te vendose ne fushe nje skuadër me tipare mbrojtëse ashtu si ne Baku dy jave me pare me Shehin ne porte, ne mbrojte Ademir, Gvozdenovic, Radas dhe Arapi ndersa përpara tyre do te jete regjisori Shkembi, i ndihmuar nga krahët nga Orelesi dhe Lilaj. Vendin e Gilman Likes do te zere Tomic ndersa ne krahun e majte Sefa. I vetem ne sulm ne nje skeme 4-1-4-1 do te jete kroati Pejic. Ne rast se do te kualifikohen, atëherë lojtareve u është premtuar dyfishi i premios me Nefci nga presidenca korçare, pra nje shume prej 200 mije euro. Edhe pse drejtuesit por edhe futbollistet e skuadrës nga Kazakistani mendojnë se shanset për kualifikim i kane te dy skuadrat te barabarta nuk mendojnë kështu shoqëritë ndërkombëtare te basteve, te cilat favorizojnë qarte Shahter Karaganda. Nje fitore e Kazakeve kuotohet me koeficientin 1.53 ndërsa ajo e korçareve 6.25.

Share This Video


Download

  
Report form