"Imami shet pronat e ushtrisë" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

3 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën turistike të Ksamilit është nxjerrë në shitje, me një çmim fillestar 12 milion lekë. Nje gje te tille e ka denoncuar Partia Socialiste, për te cilën kjo është një tjetër shkelje e rëndë e qeverisë në ikje. Ankandi është parashikuar të mbahet në 16 dhe 17 korrik,thote deputetja Ermonela Felaj, duke shtuar se ministri Arben Imami me këtë akt, po çon deri në fund zullumin në krye të dikasterit të Mbrojtjes. Përmes një deklarate te shpërndare për mediat, Ministria e Mbrojtjes e shkarkoi përgjegjësinë nga vetja duke u shprehur se pronat i shet vetëm Dikasteri i Financave. "Pronat në fjalë kanë dhjetë vjet që kanë dalë nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura nga ish ministra socialistë që kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe sipas ligjit i janë dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë për vijimin e procedurave ligjore. Shitja e këtyre pronave nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes por nga Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave," Mazhoranca e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ka premtuar zhbërjen e vendimeve te fundit të qeverisë në largim.

3 thousand square meters of land owned by the Ministry of Defence in the tourist area of ??Ksamili is put on sale, with a starting price of 12 million lek. One thing has denounced the Socialist Party, for which this is another serious violation of the outgoing government. The auction is scheduled to take place on 16 and 17 July Ermonela Felaj MP said, adding that the Minister Arben Imami with this act, but in the end leads to oppression in charge of the defense ministry. In a statement distributed to the media, the Ministry of Defence dismissed the charge of himself saying that only sells the property of Finance department. "The properties in question have ten years to go out Proliferation Plan of the Armed Forces of the former Socialist ministers who run the Ministry of Defense and the law have been submitted to the Ministry of Economy to attend legal proceedings. The sale of these properties is not done by the Ministry of Defence but the Department of Public Property Sales in the Ministry of Finance, "The new majority emerged from the June 23 elections, has promised to undo past decisions of the outgoing government.

Share This Video


Download

  
Report form