Beteja per kryeqendrën e veriut - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 7

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv

Qarku i Shkodrës sjell ne kuvendin e Shqiperise 11 depute. Ky qark qe njihet si kryeqendra e veriut përbëhet nga pesë bashki dhe 28 komuna, me nje popullsi prej 211,685 persona, nga të cilët 93,298 banojnë në zonë urbane dhe 118,388 në zonat rurale. Shkodra eshte nje prej qarqeve me te rendesishme per Partine Demokratike dhe kjo duket edhe ne peshen qe figurat qe kane dale nga Shkodra kane ne partine me te madhe te se djathtes, duke filluar nga Pjeter Arbnori, Ali Spahia e deri tek Jozefina Topalli nenkryetare e PD dhe kryetare e parlamentit prej 8 vitesh.

Ne vitin 2009 koalicioni I djathte fitoi 58% votive qe u perkthyen ne 7 mandate. Lista e deputeteve demokrate kryesohej nga Topalli e me pas vinin , Astrit Bushati, Arenca Trashani, Gezim Dibra, Gjok Uldedaj, Paulin Sterkaj i cili vinte nga Partia Socialiste, e Ndue Paluca.

Ne Shkoder ekipi I socialisteve udhehiqej nga Ilir Beqja me pas vinte Tom Doshi, Ndue Kola e
Astrit Beci; ky ekip mori 35% te votave qe u perkthyen ne 4 mandate.
PD e ka treguar epersine e saj ne kete zone edhe ne zgjedhjet locale pasi ka fituar gjithnje betejen per Bashkine e Shkodres me perjashtim te zgjedhjeve lokale te vitit 96 ku bashkia u fitua nga kandidati i se majtes se bashkuar Bahri Borici.
Me nje ekip te ndryshuar thelbesisht demokratet synojne te ruajne 7 mandatet ne qarkun e Shkodres. Lista e kryesuar nga Jozefina Topalli ka vetem emra te rinj si Helidon Bushati, Voltana Ademi, kryedemokristiani Nard Ndoka, Gjovalin Bzheta dhe Fatbardh Spahia.
Socialistet gjithashtu kane bere ndryshime ne listen e kandidateve per deputet e cila kete here kryesohet nga Mimoza Hafizi, me pas vjen Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Namik Kopliku.
Per te ndryshuar rezultatin ne bastionin demokrat e per te marre 8 deputete se djathtes i duhen me shume se 17 mije vota nderkohe PS ka nevoje per 6. 500 vota per ta ngushtuar diferencen ne 6 me 5; ndryshime keto qe duken te pamundura.

Share This Video


Download

  
Report form