Edi Rama ka promovuar këtë të mërkurë ne gjuhen turke, librin "Kurban", një rrëfim për kohen kur ushtronte postin e kryetarit te bashkisë. Duke folur për eksperiencën me këtë liber qe sipas tij nuk do te jete i fundit, Rama tha se ndan të njëjtin mendim për kryetarin e LSI Ilir Meta, i cili në libër është paraqitur ndryshe dhe jashtë bashkëpunimit aktual PS-LSI. Rama hodhi poshtë variantet për ndarje pushtetesh me LSI duke shtuar se do te jenë bashke 100 % pas 23 qershorit. I pyetur për përvojën e tij si artist, Rama shpjegoi pse ndjehet lakuriq kur flet për librin. Kryetari i PS Edi Rama nuk ka treguar se ku do ta presë rezultatin e zgjedhjeve apo edhe nxjerrjes online të rezultateve nga PS. I pyetur sa i takon shkeljes se kodit për kalimin e minutazhit prej 90 minutash për spotet publicitare, kryetari i PS ka pohuar se nuk ka dijeni, ndërsa ka shtuar se programi i PS është i detajuar dhe sa i takon taksave. PS shtoi Rama ka të përllogaritur tatimin edhe për pagën mbi 1.2 milion leke duke mos e specifikuar mënyrën sesi do te jete ajo.