"Te shqyrtohet dhe KQZ-ja" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi kërkoi që bashkë me 3 ligjet, Parlamenti të votojë edhe riformatimin e KQZ-së. Pas takimit që pati me grupin e përfaqësuesve të ODIHR, të kryesuar nga shefja e Misionit, lideri i FRD e cilësoi krizën në Komisionin Qëndror Elektoral si një prelude negative për ecurinë e procesit. Topi: Funksionimi i cunguar i KQZ-së vë në dyshim mbrojtjen e interesave të qytetarëve që nuk përfaqësohen në pushtet. Pse të mblidhen vetëm për 3 ligjet dhe nuk kanë përfshirë KQZ. Kreu i FRD-së shprehu shqetësimin se në listat zgjedhore kanë evidentuar 50 mijë dublime dhe 200 mijë zgjedhës pa adresë. Por zoti Topi tha se FRD-ja do të sigurojë të paktën 7 mandate parlamentare, që përbëjnë një grup parlamentar.

President of the New Democratic Spirit Topi urged with 3 laws, Parliament vote reshape the CEC. After meeting with representatives of the ODIHR team, headed by the Chief of Mission, FRD leader described the crisis in the Central Electoral Commission as a prelude to the negative performance of the process. Topi: The functioning of the CEC truncated doubts protect the interests of citizens who are not represented in government. Why are collected only three laws and did not include CEC. FRD's head expressed concern that the electoral lists have recorded 50 thousand and 200 thousand voters duplications without address. But Mr. Topi said that FRD ??is going to provide at least seven parliamentary seats, which constitute a parliamentary group.

Share This Video


Download

  
Report form