Rama ne PE për "Rilindjen" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

I ftuar në Parlamentin Europian nga grupi Socialist dhe Demokrat, kryetari i PS Edi Rama ka bëre një rezyme të Programit të opozitës për rilindjen kombëtare, duke sqaruar proceset kryesore për të cilat socialistët janë angazhuar se do ti zbatojnë pas 23 qershorit. Rama u ka kërkuar rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri. "Sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë shumë i madh sepse s'janë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara". Rama ka shprehur bindjen se e majta do ti fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve edhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor. "Ne do ia dalim për disa arsye shumë të dukshme. Së pari, këtë herë jemi të gjithë të bashkuar dhe ndarja e së majtës që ka qenë më parë element shumë favorizues për Berishën dhe partinë e tij nuk ekziston këtë herë." Rama theksoi se një pikë e rëndësishme e programit është ribashkimi me Europën, si një proces që duhet dhe do të nisë në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët, për ndërtimin e standardeve evropiane në Shqipëri. Po ashtu u theksua edhe angazhimi për marrjen e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim brenda vitit të parë të mandatit të parë qeverisës. Kultura e pandëshkueshmërisë ishte një tjetër çështje për të cilën zoti Rama u angazhua për një vullnet të hekurt në zbatimin e ligjit nga çdo qytetar i këtij vendi duke nisur së pari nga kabineti qeverisës. Ne emër ë grupit socialist dhe demokrat ne PE presidenti i këtij grupimi Hanes Svoboda uroi kryetarin socialist Edi Rama per fitoren e zgjedhjeve, duke iu drejtuar Rames, se ne vizitën tjetër do ta presin si kryeministër.

The European Parliament invited the Socialist and Democrat group, SP leader Edi Rama has done a summary of the opposition Program for national rebirth, explaining key processes that are committed socialists that will apply after June 23. Rama asked around 200 MEPs to be attentive to the electoral process in Albania. "Certainly elections in Albania remains a big problem because many are not safe because they have been manipulated." Rama expressed his conviction that the left will win the election, listing one of the reasons the union of the left, a factor that strongly victory consolidates the socialists and progressives stable on 23 June. "We will go for some reason it is very obvious. First, this time we are all united and division of the left that has previously been very favorable element for Berisha and his party there this time. "Rama stressed that a key point of the program is reunification with the South, as a process that should and will be launched in collaboration with friends and partners to build European standards in Albania. It also noted the commitment to the status and the beginning of negotiations for membership within the first year of the first term of government. The culture of impunity was another issue that Rama was committed to...

Share This Video


Download

  
Report form