BE sot me propozim te ri për planin e zbatimit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Ekipet e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë edhe sot bisedimet në përpjekje për të arritur planin për zbatim e marrëveshjes. Sipas paralajmërimit, përfaqësuesi evropian në këtë proces Fernando Gentilini do dalë me draft të ri të propozimit, dokument ky që do jetë objekt i diskutimeve. Plani i zbatimit është i domosdoshëm për marrëveshjen e arritur në mes të dy kryeministrave. I njëjti duhej të miratohej më 26 prill por palët nuk ia dolën që të arrijnë pajtim. Delegacioni i Kosovës ka prezantuar gatishmërinë për arritjen e marrëveshjes dhe zotimin për implementim dhe ka kërkuar që marrëveshja të fillojë të zbatohet sa më parë dhe atë sipas përmbajtjes dhe frymës së marrëveshjes së arritur me datën 19 prill në Bruksel në mes të dy kryeministrave dhe Ashton. Delegacioni i Republikës së Kosovës pret që plani për zbatim të nënshkruhet sa më parë dhe të fillojë të zbatohet në terren me aktivitete konkrete të institucioneve vendore, EULEX-it, KFOR-it dhe me një participim aktiv të komunitetit serb, që jeton në Kosovë. Po ashtu, shpreson se Qeveria e Serbisë do të merr obligimet për zbatimin e marrëveshjes dhe do të jetë serioze në këtë proces. Prishtina dhe Beogradi dje nuk ia arritën që të arrijnë pajtim në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes së parafuar nga dy kryeministrat, atij të Kosovës dhe Serbisë më 19 prill. Për më tepër, delegacioni i Serbisë kësaj radhe doli me kërkesa shtesë që janë jashtë kornizës së marrëveshjes Thaçi-Daçiç. Marko Gjuriç nga delegacioni i Serbisë kërkoi nisjen e dialogut në nivel të lartë ku do diskutoheshin, sipas tij, çështjet që nuk janë përfshirë në marrëveshjen e dy kryeministrave e ku do nënkuptohej edhe pozita e kishës ortodokse serbe, çështja e pronës dhe pjesëmarrja e serbëve të institucionet qendrore të Kosovës. Kjo kërkesë u refuzua nga delegacioni i Prishtinës. Kështu kryesuesi i delegacionit, Hajredin Kuçi deklaroi se kanë ardhur në Bruksel për të arritur planin e zbatimit dhe jo negociata tjera, por për marrëveshjen që është arritur. "Ata duan të arrijnë diçka përtej marrëveshjes apo ndoshta një marrëveshje tjetër", ka thënë Kuçi në fund të takimit të sotëm duke vlerësuar se pa planin për zbatimin, marrëveshja e 19 prillit është zero.

Teams of Kosovo and Serbia will continue talks today in an effort to reach agreement implementation plan. According to the announcement, the European representative in this process Fernando Gentilini will come up with a new draft proposal, a document that will be the subject of discussion. The implementation plan is necessary for the agreement reached between the two Prime Ministers. The same should be approved on April 26, but the parties were able to reach agreement. Kosovo delegation presented willingness to reach an agreement and commitment to implement the agreement and asked to be implemented as soon as possible and according to the content and spirit of the agreement reached on 19 April in Brussels between the two prime ministers and Ashton. The delegation of...

Share This Video


Download

  
Report form