Rama me emigrante e te djathtë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Kryetari i PS-së Edi Rama fton emigrantët, të behën pjese e vendimmarrjes për ndryshimin e vendit duke votuar në zgjedhjet e 23 Qershorit, "Programin për Rilindjen" të ofruar nga socialistët. Në një takim me përfaqësues te PS ne emigracion, kryesisht nga Greqia dhe Italia, kryesocialisti ka kërkuar impenjim maksimal për sigurinë e emigrantëve për të votuar. Rikonfigurimi i shërbimit diplomatik e konsulli shqiptar ne frymën e profesionalizmit dhe aftësisë do te jete prioriteti i PS ne Programin e Rilindjes. Kjo, sipas socialisteve, do lehtësoje bërjen realitet te propozimeve për emigrantët siç është mundësimi i votës jashtë kufijve, zgjidhja e problemit te sigurimeve shoqërore e shëndetësore, apo dhe krijimi i një fondi shtetëror për garantimin e mësimit te gjuhës shqipe për fëmijët e emigranteve. Në kuadër të takimeve "Të djathtët për Rilindje", kryetari i PS është takuar me një grup prej rreth 200 personash ish-themelues, drejtues dhe mbështetës të PD ne Shkodër. Përfaqësuesit e se djathtës kanë vlerësuar programin e PS, si e vetmja mundësi për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u bërë thirrje demokratëve ne këte qytet, ti bashkohen alternatives se PS-së në 23 Qershor.

President of the Socialist Party, Edi Rama invites immigrants to become part of the decision to change the country by voting in elections of June 23, "Renaissance Program" offered by the Socialists. In a meeting with representatives of SP in immigration, mainly from Greece and Italy, has asked kryesocialisti maximum commitment to the security of immigrants to vote. Reconfiguration of Albanian consul's diplomatic service in the spirit of professionalism and ability will be the priority of the SP in the Renaissance Program. This, according to the Socialists, will facilitate making the proposal a reality for immigrants as facilitating voting abroad, the solution of social and health insurance, or even the creation of a state fund for guaranteeing the Albanian language instruction for immigrant children. Within the meeting "The Right Hand Renewal", SP leader met with a group of about 200 people former founder, director and DP supporters in Shkodra. Representatives of the right have evaluated the SP program, as the only way to bring the country out of the crisis, urging Democrats in this city, resort join SP in June 23.

Share This Video


Download

  
Report form