Berisha: Të votojnë emigrantet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Kryeministri Berisha i rikthehet tezës për të mundësuar votën e emigrantëve, megjithëse vendi ndodhet vetëm 2 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Propozimi drejtuar liderit te opozitës, pasi kërkon amendim të Kodit Elektoral që do të thotë shumicë të cilësuar votash për t'u miratuar, u bë në mbledhjen e përjavshme të qeverisë. "Është në nderin dhe dinjitetin tonë t'u japim atyre mundësinë të votojnë aty ku janë siç bëjnë vende dhe kombe të qytetëruara. Vota e bashkëpatriotëve ka përcaktuar rezultate zgjedhjesh. Prandaj çlirohu nga fobitë dhe urdhëro që të vendosim që nesër në parlament. Është e lehtë të shkosh t'i mashtrosh e t'u marrësh dhe fonde. Qeveria brenda dy muajsh do të vendosë kushtet që ata të votojnë aty ku janë. Nuk duhet të kesh frikë nga vota e shqiptarëve." Një tjetër propozim që nuk u mor parasysh nga opozita, ishte ai për ndryshimin Kushtetues që të kishin mundësi të votonin edhe 16-vjeçarët. Në javët e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ekzekutivi miratoi disa vendime për shpërblim të ish-pronarëve që u janë zënë tokat. E bashkë me të, edhe vendimi për suvencionimin e fermerëve, përmes heqjes së TVSH për imputet bujqësore dhe rimbursim me para në dorë për akcizën e naftës.

Premier Berisha returned thesis to enable the immigrant vote, although the country is only two months before the general election. Leader of the opposition to the proposal, it requires amendment of the Electoral Code, which means qualified majority for approval, became the government's weekly meeting. "It is our honor and dignity to give them the opportunity to vote where they are as do civilized countries and nations. Vote determined fellow election results. Free yourself from phobias and therefore to decide which bid in parliament tomorrow. It's easy to go to get the misleading and funds. Government within two months to decide the conditions where they are to vote. Should not be afraid of the Albanian votes. "Another proposal was not accepted by the opposition, the Constitutional amendment was he who had the opportunity to vote for the 16-year-olds. In recent weeks prior to the general election, the executive adopted several decisions to reward the former owners lands were occupied. And along with it, the decision Subsidiary of farmers, through the abolition of VAT on agricultural inputs and cash reimbursement for oil excise.

Share This Video


Download

  
Report form