Arrihet marrëveshja historike - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Prishtina dhe Beogradi kane arritur pas 10 raunde bisedimesh, një marrëveshje për veriun e Kosovës. Sipas marrëveshjes se re, bazuar ne planin 15 pikesh te baroneshës Ashton, palët kane rene dakord për krijimin e një asosacioni te komunave me shumice serbe ne Kosove, te cilat do te formohen me statut dhe do te kenë përbërje etnike. Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet "Policia e Kosovës" ndërsa është vendosur qe selia e bashkësisë do te jete ne Veri te Mitrovicës.
Nga plani me 15 pika i baroneshës Eshton, ndasitë mes dy delegacioneve ishin ato sa i përket pikës 9, që lejon policinë e Kosovës të hyjë në komunat serbe në veri dhe pikës 14, sipas të cilës Serbia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare por megjithatë edhe për këto pika është arritur nje dakordesi. Lajmi është konfirmuar nga vete negociatorja e BE-se, Catherine Ashton, e cila pas zyrtarizmit te lajmit te arritjes se nje dakordesie, theksoi se te dy kryeministrat, Thaçi e Daçiç, kane hedhur firmat e tyre ne dokument, akt ky qe tregon se përfundimisht negociatat mes dy shteteve kane përfunduar. Lajmi është konfirmuar qe ne minutat e para ne Bruksel, edhe nga këshilltari i kryeministrit Thaçi Bekim Çollaku, i cili tha se kjo marrëveshje i hap rrugën normalizimit te marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëveshja u përshëndet edhe nga ministrja per integrimin europian te Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ne nje reagim ne Twiterr shkruan: "Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur". I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i komisionerit te larte te BE-se Stefan Fyle, i cili e cilëson arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, si historike. Vete kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur marrëveshjen si te mire për vendin, me te cilën sipas tij, Kosovës i hapen rrugët e anëtarësimit ne OKB. Sipas tij, kjo është njohje De Juro e Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërsa kryeministri serb, Ivica Daçiç e cilësoi marrëveshjen si një oferte te mire. Marrëveshja është përshëndetur edhe nga zyrtare te tjerë te larte te BE dhe NATO si dhe nga Tirana zyrtare.

Share This Video


Download

  
Report form