"Fyle, negociatori i ri" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, duket se do të marrë rolin e ndërmjetësuesit të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. E përditshmja serbe "Blic" shkruan në numrin e sotëm se roli i shefes për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Ketrin Eshton, në dialogun mes dy vendeve, tashmë ka përfunduar. Baronesha Eshton ishte negociatore në tetë raunde të dialogut Kosovë-Serbi, që përfunduan pa marrëveshje finale. Gazeta e njohur beogradase citon burime europiane për rolin e ri të zotit Fyle.
Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Prishtina dhe Beogradi mund të zhvillojnë negociata të reja për arritjen e një marrëveshje që do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri kosovar Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm për nisjen e bisedimeve të reja. Një ditë më parë, edhe kryeministri serb Daçiç tha për mediat vendase se nëse do të jetë e nevojshme, dialogu mes tij dhe Thaçit do të rinisë.

Share This Video


Download

  
Report form