Kryeministri serb Ivica Daçiç deklaron se homologu i tij Thaçi i ka thënë gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, se Ramush Haradinaj nuk do të bëhet kryeministër i Kosovës. Në një intervistë për mediat vendase, veç temave për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, Daçiç ka komentuar edhe për raportet brenda skenës politike në Prishtinë. Kryeministri serb ka theksuar se shpreson që nuk do të ndodhin ndryshimet e përfolura në qeverinë e Kosovës, pasi për këtë ka marrë garanci edhe nga homologu Thaçi. "Fatkeqesisht ne nuk jemi në pozitat për të zgjedhur, edhe pse zyrtarë të ndryshëm e politikanë shqiptarë të Kosovës janë të akuzuar nga gjykatat tona për krime. Megjithatë, ata janë përfshirë në dialogun politik, që nga koha e Rambujesë deri më sot. Unë shpresoj që Haradinaj të mos bëhet kryeministër", ka thënë Daçiç. Edhe pse ende nuk ka asnjë zë zyrtar për koalicionin e mundshëm PDK-AAK në Kosovë, Ramush Haradinaj vazhdimisht është shprehur se synon postin e kryeministrit. Një skenar i mundshëm, sipas mediave kosovare, është që Thaçi t'i lërë drejtimin e qeverisë kreut të AAK-së dhe vetë të bëhet President.
Serbian Prime Minister Ivica Dacic stated that his counterpart Thaci said during talks held in Brussels, that Ramush Haradinaj will not become prime minister of Kosovo. In an interview with local media, but topics for the normalization of relations between Kosovo and Serbia, Dacic has commented on the reports within the political scene in Pristina. Serbian Prime Minister said he hopes that will not happen controversial changes in the Kosovo government, after it has received assurances from Thaçi counterpart. "Unfortunately we are not in the position to choose, although various officials of Kosovo Albanian politicians are accused by our courts for crimes. However, they are included in the political dialogue since the Rambouillet to date. I hope that Haradinaj not become prime minister, "said Dacic. Although there is still no official voice for possible PDK-AAK coalition in Kosovo, Ramush Haradinaj repeatedly said he intends prime minister. One possible scenario, according to Kosovo media, is that Thaci let government leadership AAK leader and himself become President.