Energjia sigurohet ne vend - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pas vendimit të qeverisë korporata elektroenergjitike duhet të sigurojë të gjithë energjinë elektrike ne vend, pra si nevojat e konsumatorëve edhe humbjet e CEZ-it.
Tashme kaskada e Drinit është duke punuar me kapacitet të plotë dhe prodhimi I energjisë elektrike për herë të parë pas dy vjetësh ka arritur në 19 milionë kilovat orë. Burime zyrtare pranë KESH bëjnë me dije se importi është I siguruar për të gjithë muajin janar, ndërkohë që energjia që blihet është në nivele minimale duke shkuar afro 2 milionë kilovat orë në ditë. Por përdorimi ne maksimum I resurseve te brendshme sjell dhe uljen e rezervave te energjisë. Sipas të njëjtave burime mësohet se çmimi I energjisë elektrike shkon mesatarisht 55 euro për megavat orë, çmim i njëjtë ky me atë që shitet në bursat ndërkombëtare. Aktualisht niveli i Fierzës është ne nivelet normale duke arritur në kuotat e 276 metrave, ndërkohë që prurjet në gjithë kaskadën, duke përfshirë edhe Komanin dhe vaun e dejës janë minimale. Dy javë më parë qeveria me një vendim të saj ngarkoi korporatën elektroenergjitike që të blejë energji deri në fund të marsit me fondet e buxhetit të shtetit, dhe më pas këtë faturë do t'ia kalojë kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë.

Following the government decision Power Corporation to provide all the electricity in the country, so as customer needs the CEZ losses.
Drin cascade is already working at full capacity and the production of electricity for the first time in two years has reached 19 million kilowatt hours. Official sources at APC suggest that the import is insured for the entire month of January, while the purchased energy is minimal moving nearly 2 million kilowatt hours per day. But maximum use of internal resources and brings the reduction of energy reserves. According to the same sources we learn that the price of electricity takes an average of 55 euros per megawatt hour, the same price that it sold in international markets. Fierza level is currently normal levels, reaching 276 meters quotes, while the flow in the whole cascade, including Koman and Vau i Dejës are minimal. Two weeks ago the government with its decision laid Electric Power Corporation to purchase energy by the end of March with the state budget funds, then this bill will pass power distribution Czech company.

Share This Video


Download

  
Report form