Vijon hetimi ndaj Mishkoviç - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Zyra e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Beograd, ka vijuar edhe sot marrjen në pyetje të biznesmenit më të madh në Serbi, Mirosllav Mishkoviç, djalit të tij dhe gjashtë personave të tjerë. Mishkoviç u vu në pranga një ditë më parë, me akuzën se përmes privatizimit të një kompanie ka përfituar rreth 40 milionë Euro. Ai akuzohet gjithashtu për pastrim parash. Mishkoviç dhe shtatë të arrestuarit e tjerë, janë nën masën e sigurisë të paraburgimit për afatin 48 orë. Burime të mediave serbe janë shprehur se ndaj tyre mund të vendoset një tjetër masë prej 30 ditësh. Mirosllav Mishkoviç, pronar i kompanisë "Delta" dhe me një pasuri marramendëse, nga një i panjohur arriti të ngjitej në listat e revistave të njohura, si "Forbes", si një nga njerëzit më të pasur në botë. Mishkoviç e ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, gjatë viteve 90. Pasuria e tij në vitin 2007, është përllogaritur të jetë më shumë se dy miliardë Euro, edhe pse besohet se është tkurrur që nga ajo kohë. Arrestimi i tij është përshëndetur edhe nga zyrtarë të Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Stefan Fyle, komisionerit për zgjerimin në BE, Peter Stano e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm të shtetit serb në luftën kundër korrupsionit. Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe të vijojnë në këtë drejtim, që është një nga kushtet për integrimin europian të vendit.

Office of the Prosecutor for the Investigation of Organized Crime in Belgrade, attended today questioning the greatest businessman in Serbia Miroslav Miskovic, his son and six other persons. Miskovic was arrested a day earlier on charges through privatization of a company has received about 40 million Euro. He is also charged with money laundering. Miskovic and seven other detainees, detention under security measure within 48 hours. Serbian media sources said that to them can put another measure of 30 days. Miroslav Miskovic, owner of the company "Delta" and a tremendous asset, a stranger came up on lists of popular magazines, such as "Forbes" as one of the richest men in the world. Miskovic has made ??his fortune as an ally of former Serbian President Slobodan Milosevic during the 90s. His wealth in 2007, is estimated to be more than two billion euros, although believed to be shrunk since then. His arrest was welcomed by EU officials. Spokesman Stefan Füle, EU Commissioner for Enlargement, Peter Stano has described this as an important step of the Serbian state in the fight against corruption. He urged Serbian authorities to continue in this direction, which is a prerequisite for the country's European integration.

Share This Video


Download

  
Report form