Mur policesh te grevistet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pas djegies me benzine te grevistit te dyte Lirak Bejko policia monitoron dhe kontrollon edhe çdo pije qe hyn ne ambientet e grevës, erën dhe ngjyrën. Pasi edhe ne kaluam kontrollin e policisë, grevistet i gjetëm me te pakte ne numër pasi tre prej tyre ndodhen ne spital ndërsa Perikli Shqevi ne arrest shtëpie. Te irrituar nga deklarata me e fundit e kryeministrit ish te përndjekurit u shpreh se nuk do te ndërpresin grevën pa u plotësuar kushtet e tyre ekonomike. Rreth mesditës, grevisti Agim Kollacaku i djegur një dite me pare gjate përpjekjeve për te shuar trupin e Lirak Bejkos, ka lëne spitalin dhe këmbëngulte për te rihyre ne greve. Pas kundërshtive te shumta te policisë ai ka mundur te rikthehet ne ambientet e ngujimit. Grevistët tashme te monitoruar non stop nga policia janë mbështetur me protesta e tubime nga ish te përndjekur te tjerë. Para ambienteve te grevës ata kërkuan përkrahjen e qytetareve me friken e largimit nga policia te te ngujuarve.

After burning petrol second grevistit Lirak Bejko police monitors and controls every drink you enter the premises of a strike, smell and color. Once we passed the control of the police, the strikers found few in number, as three of them are in hospital while Pericles Shqevi we house arrest. Irritated by the recent statements of the Prime Minister persecuted said that will not stop the strike without their economic conditions. Around noon, grevisti Sunrise Kollacaku burned a day earlier in an attempt to extinguish body Lirak Bejkos, has left the hospital and insisted on re-entry on strike. After numerous objections to police he was able to return to isolation environments. Strikers already monitored non-stop by the police were supported by protest rallies by former persecuted others. Before they strike premises sought the support of the citizens with fear of leaving sheepfolds police.

Share This Video


Download

  
Report form