"Asnjë fond edhe ne 2013-ën" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Qeveria do të bllokojë buxhetin e vendorëve për pjesën e mbetur të këtij viti dhe për 2013-ën derisa të shlyhen të gjitha detyrimet që ndërmarrjet e ujësjellësit i kanë kompanisë së shpërndarjes së energjisë CEZ. Gjatë prezantimit të aktit normativ, zv.ministri i financave Nezir Haldeda u shpreh se ky veprim nga ana e qeverisë është i sforcuar për shkak të situatës energjetike në të cilën ndodhet vendi. Debate të shumta shoqëruan komisionin e ekonomisë, sidomos për sa i përket situatës së sektorit energjetik, debate që degjeneruan deri në fyerje mes kryetarit të komisionit Edmond Spaho dhe socialistit Arben Ahmetaj. Gjithsej borxhi që ujësjellësi i ka kompanisë CEZ është rreth 2.5 miliard lekë. Opozita në komisionin e ekonomisë e kundërshtoi miratimin e aktit me argumentin se qeveria po ndërhyn me dhunë në buxhetet vendore. Akti kaloi vetëm me votat e mazhorancës.

The government will block the local budget for the remainder of this year and for 2013 until it settled all charges water utilities have CEZ power distribution company. During the presentation of the normative act, the Deputy Minister of Finance Nezir Haldeda said that the move by the government is constrained due to the energy situation in which the country. Numerous debates accompanied the commission of the economy, especially with regard to the situation of the energy sector, the debate that degenerated to insults between commission chairman Edmond Spaho and socialist Arben Ahmetaj. Total debt plumbing company CEZ is about 2.5 billion. Opposition to economic committee opposed the adoption of the act on the grounds that the government is interfering with violence in local budgets. Act just passed with the votes of the majority.

Share This Video


Download

  
Report form