Arvizu, kritika politikaneve - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksandër Arvizu, deklaron se është faji i politikes qe Shqipëria ka mbetur e fundit ne rajon. Nga Elbasani, ku promovoi lëvizjen "Vepro Tani" diplomati amerikan iu beri thirrje qytetareve te reagojnë ndaj drejtuesve qe ne disa raste injorojnë zgjedhësit. Gjithashtu, Arvizu foli për gjyqtare e zyrtare te korruptuar. "Nuk ka arsye qe Shqipëria te mos jete ne pararojë të vendeve që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE, por ne fakt është e fundit në radhë. Kjo nuk ndodh për shkakun tuaj, por për shkak te disa rrethanave të caktuara dhe situatave dhe sistemit në Shqipëri. A kanë në fakt një farë përgjegjësie drejtuesit politikë? Sigurisht që po. Ju duhet te veproni tani për te ndryshuar gjerat për mire, sepse ndryshimi është i nevojshëm. Kur themi ndryshim nuk flasim për këtë apo atë parti, kjo ju përket ju. Ndryshimi është i nevojshëm qe Shqipëria te përmbushë potencialin e saj, te përmirësoje jetën e qytetareve. Keni te drejte ka kërkoni këtë dhe unë ju jap garancinë dhe mbështetjen e forte te ShBA-se," u shpreh Arvizu. Duke kritikuar klasën politike për korrupsion dhe indiference ndaj shqetësimeve te qytetareve, diplomati amerikan për here te pare dha alarmin për gjendjen e vështire ne arsim, shëndetësi dhe mjedisin shqiptar. Ambasadori Arvizu kritikoi çmimet e shtrenjta te teksteve shkollore, shërbimin jocilësor ne shëndetësi dhe gjendjen skandaloze te mjedisit. "Përse duhet që prindërit nënat ose baballarët shqiptar të shqetësohen që të mund të blejnë librat shkollorë për fëmijët të tyre në mënyrë që ata të shkojnë në shkollë dhe cili në qeveri po bën diçka lidhur me këtë? Le të shikojmë shëndetësinë, një nga problemet kyçe në kujdesin shëndetësor është kujdesi parandalues. Cili në qeveri po shtyhet fort. Le te flasim për mjedisin e di që të gjithë ju ndjeheni të turpëruar dhe të them të drejtën edhe unë ndihem i turpëruar tek shoh mbeturinat e plehra kudo. Nuk duhet të jetë kështu por cili në qeveri po bënë përpjekje për këtë?" Gjithashtu ambasadori amerikan i beri thirrje popullit te mos jete pasiv për çështjet dhe interesat e tyre. Sipas diplomatit Arvizu duhet te jete shoqëria shqiptare ajo qe duhet te vendose se kush do ta drejtoje ne te ardhmen.

U.S. Ambassador in Tirana Alexander Arvizu, declares that it is the fault of the policies that Albania has remained last in the region. From Elbasan, which promoted the movement "Act Now" American diplomat urged citizens to respond to leaders who in some cases ignore the voters. Arvizu also spoke to judge corrupt officials. "There is no reason that Albania can not be in the forefront of countries that want to become members of the EU, but in fact is the last resort. This is not for your sake, but because of certain circumstances and situations and system in Albania. Do you actually have a certain responsibility political leaders? Of course you are. You must act now to change things for the better, because the change is necessary. When we change do not talk about thi...

Share This Video


Download

  
Report form