"Bashkohuni për statusin" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga publikimi i progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, nga i cili varet edhe marrja e statusit të vendit kandidat, Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy nxit klasën politike shqiptare për më shumë bashkëpunim në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe. Pas takimit me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, gjatë vizitës së parë të këtij të fundit në Bruksel, Van Rompuy, këshilloi palët në Shqipëri, që të ndërtojnë një platformë në të mirë të vendit. "E rëndësishme është që reformat politike të vazhdojnë. Unë inkurajoj qeverinë dhe opozitën që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të përmbushin 12 prioritetet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian. Integrimi europian duhet të jetë një përpjekje e vërtetë kombëtare dhe një qasje gjithëpërfshirëse. Angazhimi i vazhdueshëm dhe dialogu politik i qëndrueshëm e konstruktiv, janë thelbësore për suksesin e Shqipërisë. Niveli i lartë i mbështetjes së shqiptarëve për integrimin në BE, duhet të bëjë që politikanët të ndërtojnë një platformë në të mirë të vendit". ka thëne Herman van Rompuy, president i Këshillit Europian.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani e informoi zotin Van Rompuy për hapat e ndërmarrë nga vendi ynë për plotësimin e kritereve, si dhe u shpreh se sfidat që na presin janë të mëdha. "E informova Presidentin Van Rompuy për arritjet në zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit dhe në plotësimin e 12 prioriteteve kyçe. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi arritur shumë, siç jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe për nevojën e konsolidimit të arritjeve dhe punën më të madhe në arritjen e standardeve më të larta"
Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian, Zhoze Manuel Barroso, pas takimit me Nishanin, vleresoi progresin e bere nga Shqipëria dhe përsëriti mesazhin e plotësimit te 12 prioriteteve. Jose Manuel Barroso thote se: "Ne si Komision Europian jemi thellësisht të angazhuar në perspektivën e Shqipërisë për integrimin europian. Kam besim se Shqipëria, liderët e saj, shqiptarët, kanë vendosmërinë dhe kapacitetet e duhura për të kaluar në një tjetër etapë. Shqipëria po bën progres. Përpjekjet e përbashkëta të qeverisë dhe opozitës për të avancuar me axhendën e reformave europiane, ka dhënë rezultat." Gjatë qëndrimit në Bruksel, ne axhenden e zotit Nishani gjate dy diteve te ardhshme parashikohen dhe takime me eurokomisionerin Fyle dhe perfaqesuesen per Politike te Jashmte Ketrin Eshton. Nishani kryeson nje delegacion, pjese e te cilit eshte edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila do te dorezoje edhe raportin qe permban kushtet e plotesuara nga qeveria shqiptare per integrimin. Raporti do te vleresohet nga Komisioni, i cili ne 10 tetor do te jape dhe opinionin pozitiv ose negativ per statusin e vendit kandidat. Ne takimin e fundit te mbajtur ne Bruksel, Komisioni Europian vuri theksin te arritja e nje marrëveshjeje per heqjen e imunitetit, realizimin e reformes parlamentare, si dhe miratimin e nje ligji per Gjykaten e Larte.

...

Share This Video


Download

  
Report form