Ndërkombëtaret dalin ne krah te kryeprokurores Ina Rama, për kohëzgjatjen e mandatit te saj kushtetues. Mazhoranca ka përsëritur disa here se mandati i Prokurores se Përgjithshme mbaron ne vjeshtën e këtij viti, qe përkon me 5-vjetorin e zgjedhjes. Por ambasadori i OSBE-se, Eugen Wolfarth, tha se duhet llogaritur koha kur hyn ne fuqi ndryshimet kushtetuese, qe i vendosen mandat postit te kryeprokurorit. "Ka disa opinione te ndryshme për mandatin e kryeprokurorit. E rëndësishme është qe u vendos kufizim mandati, pastaj herët ose vone, ose me mire vone ose herët, do te ketë mundësi për te zgjedhur një pasardhës. Unë u bej thirrje palëve te përdorin kohen e mbetur për te gjetur një person te duhur, jashtë fushatave politike. 2013 është vit elektoral. Ndryshimet kushtetuese hyn ne fuqi ne maj te vitit 2008, e unë mendoj se duhet te jete maji 2013 afati i duhur për te kryer zëvendësimin e Prokurorit te Përgjithshëm," u shpreh Wollfarth. Ambasadori i OSBE bisedoi përreth një ore me zonjën Rama, pa praninë e mediave. Por pas takimit ai tha se ishin diskutuar disa çështje te nxehta, mes te tjerash edhe dosja "21 Janari".
International come out in support of the Chief Prosecutor Ina Rama, for the duration of its constitutional mandate. Government has reiterated several times that the General Prosecutor's mandate ends in the autumn of this year, which coincides with the 5th anniversary of the election. But OSCE Ambassador Eugen Wolfarth said it should calculate the time when it enters into force constitutional changes that set term of office of the prosecutor. "There are different opinions about the mandate of the prosecutor. It is important that the set term limit, then sooner or later, or better later or earlier, will have the opportunity to elect a successor. I call on the parties to use the remaining time to find an appropriate person, outside of political campaigns. 2013 is election year. Constitutional amendments shall enter into force in May 2008, and I think that should be May 2013 the right time to carry out the replacement of the Attorney General, "said Wollfarth. OSCE Ambassador spoke around an hour with Mrs. Rama, without the presence of the media. But after the meeting, he said that they were discussing some hot issues, among others the folder "21 January".