Refuzohet prefiksi për Kosovën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Agjencia e specializuar e OKB në fushën e teknologjive të informacionit ka rrezuar shanset e Kosovës për të marrë prefiksin e Shqipërisë 355, siç u votua përmes një rezolute te Kuvendit të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, Hamadoun Toure, tha gjate një konference me kryeministrin Berisha ne Tirane, se prefiksi ndryshohet, kur një vend njihet nga OKB-ja. "Kodet përcaktohen nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve dhe do të ishte një precedent serioz nëse një parlament kombëtar vendos të përdorë një kod nga një vend tjetër. Kur vendi njihet nga Kombet e Bashkuara, atëherë ne vendosim t'i japim këtij vendi kodin. Ky kod jepet dy orë pas deklarimit të Kombeve të Bashkuara. Ne përgatitemi teknikisht për këtë dhe e bëjmë që të shmangim çështjet politike nga ato teknike. Ne nuk jemi organizatë politike dhe si e tillë ia kemi dalë të funksionojmë edhe gjatë luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë," u shpreh Toure. Kryeministri Sali Berisha u shpreh parimisht dakord me vendimin e parlamentit te Kosovës por shtoi se nuk njihte efektet financiare te tij. "Jam në parim plotësisht dakord. Ideja është e shkëlqyer. Duhet të konsultohem me ekspertët e fushës edhe të financave. Nuk e di nëse në rrafshin financiar Kosovës i krijon shmangie, duhet të studiohet gjerësisht, por në parim jam absolutisht dakord," tha Berisha. Një dite me pare, parlamenti i Kosovës votoi pro marrjes se prefiksit te Shqipërisë, duke zëvendësuar ato aktuale, te Serbisë, Sllovenisë dhe Monakos.

United Nations specialized agency in the field of information technologies has crashed chances of Kosovo to Albania code 355, it was voted through a resolution of the Assembly of Kosovo. Secretary General of the International Telecommunication Union, Hamadoun Toure, said during a news conference with Prime Minister Berisha in Tirana, the prefix is changed when a country recognized by the UN. "The codes are defined by the International Telecommunications Union and would be a serious precedent if a national parliament decides to use a code from another country. When the country recognized by the United Nations, then we decide to give the country code. This code is given two hours after the declaration of the United Nations. We technically prepared for this and do that to avoid political issues from technical ones. We are not a political organization and as such we have managed to function even during the world wars and the Cold War, "said Toure. Prime Minister Sali Berisha said in principle agree with the decision of the Kosovo parliament, but added that he did not know his financial effects. "I fully agree in principle. The idea is excellent. Should I consult with experts in the field of finance. I do not know if the Kosovo financial level creates deviations, should be studied extensively, but in principle I absolutely agree, "said Berisha. A day earlier, Kosovo's parliament voted receiving the prefix of Albania, replacing the current ones, ...

Share This Video


Download

  
Report form