Riviera shqiptare shtrihet afërsisht ne 300 milje nga Vlora deri ne Butrint, duke formuar kështu një nga zonat e fundit te paprekura te Evropës. Për shume kilometra ka ende hapësira te zbrazëta me rërë, e cila është krijuar ne mënyrë te tille për t'i shpëtuar evazionit te turisteve. Nga Vlora për ne Sarande rruga kalon neper Llogora, e cila ngrihet mbi 1.100 metra mbi nivelin e detit. Ne ndalesat e shkurtra, mund te vizitosh disa monumente kulture, një nder to, Pisha Flamur. Ajo mban këtë emër për shkak te formës interesante te saj. Kur pothuaj i afrohesh Qafës se Llogarasë, retë gati i prek me dore. Temperaturat edhe ne vere këtu janë tepër te freskëta. Me pas nis zbritja ne bregdet. E gjithë rruga drejt rivierës kufizohet nga plazhe me rërë te bardhe. Ne Palase ne vitin 48 përpara Krishtit, Jul Cezari zbarkoi këtu nga Roma, për te shkuar ne betejën me Pompein ne Greqinë veriore. Duket se ky vend nuk ka ndryshuar shume nga ajo kohe e lashte. Drimadha është plazhi tjetër ku ndjen bluja e detit, gjelbërimi i kodrave me ullinj e agrume shkrihen gëzueshëm me tingujt e muzikës. Mbrapa vijës bregdetare, e gjate 3-4 kilometra, janë ndërtuar resortet me elitare ne gjithë Jonin. Për te qëndruar një nate ne këtë hotel, duhet te paguash 80 euro ne muajt korrik e gusht. Por menaxheret e resortit thonë se prenotimet janë mbyllur jave me pare. Dhomat janë prej druri, për te mos iu larguar natyrës. Ne fundjave është vështirë jo vetëm te gjesh vend parkimi për makine ne Drimadhe, por edhe çadra plazhi. Ndërsa mes pushuesve bien ne sy njerëz te veshur. Janë roje te Gardës se Republikës qe qëndrojnë pranë personaliteteve VIP, qe nuk vijnë vetëm nga Shqipëria. Malet ngrihen menjëherë prapa plazhit, si për te rritur privatësinë e pushuesve. Kompanitë turistike thonë se ka një rritje te madhe te kërkesave për udhëtime ne këtë zone te vendit, dikur i konsideruar si një nga me te varfrit e te pazhvilluarit. Aktualisht, konkurrues agresiv i plazheve me elitare ne Evrope.
Albanian Riviera stretches nearly 300 miles from Vlore down to Butrint, forming one of the last untouched areas of Europe. For many miles there are still empty spaces with sand, which is created in such a way to escape evasion of tourists. From Vlora to Saranda road passes through Llogara, which rises over 1,100 meters above sea level. In short stops, you can visit several monuments of culture, one of them, Pine Flag. It bears this name because of its interesting shape. When approaching almost neck that Llogara, clouds almost touch the wrist. Even in summer temperatures here are very fresh. Then start deducting the coast. All the way to Riviera bordered by white sandy beaches. The Palace in the year 48 BC, Julius Caesar landed here from Rome, to go to battle with Pompey in northern Greece. It seems that this place has not changed much since ancient times. Drimadha is another beach where the sea feels blue, green hills with olives and citrus blend with the sounds of joyful music. Back shoreline, 3-4...