Biblioteka lëvizëse në plazh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si do te ishte një dite plazhi pa një libër te mire? Keni harruar te merrni me vete librin tuaj te preferuar? Mos u shqetësoni ju mund ta zëvendësoni atë me një tjetër. Këto janë disa nga pyetjet qe ka ngritur portali i njohur amerikan "Huffington Post" ne një publikim te fundit. Ky portal sjell një set fotosh te bibliotekës se plazhit ne disa vende te ndryshme te botes, si Bullgari, France, Izrael etj dhe mes tyre është përmendur edhe Shqipëria. Duke i konsideruar këto librari lëvizëse si një gjetje e zgjuar, portali amerikan ka vlerësuar idenë e këtyre vendeve. Nder fotot e reklamuara, kjo biblioteke plazhi gjendet ne fshatin Jale te Himarës ne bregdetin jonian, ku pushuesit mund te marrin librat për lexim. Kjo është një nisem qe po aplikohet për here te pare dhe është mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Ne maj, një resort bullgar ne Detin e Zi hapi për te dytin viti radhazi bibliotekën e librave ku ne te gjenden mbi 6 mije tituj. "Huffington Post" shkruan se këto librari po kthen ne një trend me rritje ne mbare boten dhe është një mënyre për te tërhequr vizitore. Një biblioteke ne plazh, një kulle vrojtimi apo edhe disa tabela informuese janë disa element te cilët sinjalizojnë se ndryshimi ne bregdetin tone, mund te nise edhe nga gjera te vogla.

Share This Video


Download

  
Report form