Imami, skandal me helikopterët - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Zbulohet një tjetër skandal ne Ministrinë Mbrojtjes. "Vizion Plus" ka zbardhur një tjetër shkelje te rende ligjore ne këtë ministri, qe mban firmën e zyrtarit me te larte Arben Imamit. Behet fjale për blerjen e helikopterëve për transportin e personaliteteve, kontrate qe shteti shqiptar e lidhi me një kompani franceze prodhimi. Por përpara se te lidhej kontrata, Ministria ngriti një grup pune, ne përbërje te te cilit ishin 5 eksperte te fushës, mes tyre edhe komandanti i detashmentit te transportit VIP, major Ndrec Llusku. Atyre iu kërkua vlerësim për blerjen, qe duhet te ishte opinioni baze për te firmosur kontratën. Kjo është korrespodenca mes Ministrisë dhe grupit te ngritur. Pas analizës se hollësishme, ekspertet rrezojnë kontratën me argumentet: "Grupi i punës e konsideron ofertën e paraqitur nga kompania 'Eurocopter' date 22.12.2010 për helikopterët 'EC 135' dhe 'EC 145' si jo te përshtatshëm për transportin ajror te personaliteteve te larta te shtetit. Helikopteri me i pranueshëm për këtë qellim rekomandojmë te jete 'EC 155', pasi ka kapacitete transporti, volum te brendshëm shfrytëzimi dhe specifikime teknike te një kategorie me te larte se 'EC 135' dhe 'EC 145'. Grupi i punës nuk jep vlerësim për çmimin e blerjes se helikopterëve, por rrezon kontratën për disponueshmerine e tyre. Ata evidentojnë se ne dokumentacionin e ofruar nga kompania 'Eurocopter' mungojnë te dhënat teknike, si: fuqia e motorëve, kohëzgjatja e fluturimit, lartësia maksimale e fluturimit, apo te dhëna te tjera, te specifikuara ne shkresën e Ministrisë se Brendshme ne date 25 tetor 2010. Me tej, ne ekspertizën e grupit te punës, shtohet se helikopteri model 'EC 145', nuk përdoret nga vende te tjera evropiane për transport VIP dhe për pasoje nuk sjell përmirësim cilësor te kapaciteteve te transportit ne Shqipëri, detyre qe aktualisht kryhet me helikopterin ne përdorim, model 'A 109 C'. Por menjëherë pas këtij relacioni, qe duket nuk ka kënaqur interesat e Ministrisë se Mbrojtjes, grupi i punës shkrihet dhe ne vend te tij hartohet një tjetër relacion, mbi bazën e preferencave te ministrit. 2 vjet me vone, një dite para dorëzimit ne Shqipëri, helikopteri ne testet e fundit ne Francë u rrezua aksidentalisht. Por anashkalimi i opinionit te eksperteve te fushës ka prodhuar edhe me herët pasoja tragjike ne Ministrinë e Mbrojtjes. Shpërthimi i depove te armatimit ne Gërdec, ku humben jetën 26 vete, pati pasoja fatale për banoret e zonës, pikërisht sepse u anashkalua mendimi i ushtarakeve për ta ndërtuar fabrikën larg zonave te populluara. Një dite me pare "Vizon Plus" publikoi shkresën qe provon një nga skandalet me te renda ne 2 dekadat e fundit ne Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është urdhri i ministrit Imami, firmosur 2 dite para protestës se opozitës ne 21 janar, për blerjet e pajisjeve speciale përgjuese. Snajperë, automatikë, dylbi me rreze infra për të parë natën, pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi, deri rrip përgjimi, janë pajisjet që opozit...

Share This Video


Download

  
Report form