Kapet banda italo-shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Një organizatë droge italo-shqiptare me bazë në Itali u shkatërrua nga policia e vendit fqinj në saj të një operacion të koduar me emrin, "Messenger". Agjencitë e lajmeve italiane bëjnë të ditur se janë vënë në pranga 11 persona pas urdhrit të lëshuar nga gjykata e Pescaras ndaj një grupi shqiptarësh dhe italianësh. Hetimet bënë të mundur identifikimin e grupit, i cili vepronte mes Milanos, Firenzes dhe Shqipërisë. Ndër të ndaluarit ishte një 30-vjeçar shqiptar me iniciale J.O., i cili mbante lidhjet me bashkëkombësit e tij me banim në Milano, ku shërbente si urë lidhëse me anëtarët e tjerë. Shqiptari tjetër i ndaluar ishte një 45-vjeçar me iniciale L.S. i cili shpesh herë për të mos rënë në sy bënte rolin e korrierit të drogës, duke udhëtuar me tren. Pikërisht në një rrethanë të tillë iu gjet edhe ngarkesa prej 3 kilogramësh heroine, e cila ishte nisur për në Pescara me tren. Po kështu, policia ndaloi edhe një tjetër shqiptar në një apartament në Pescara, ndërsa në total u arrestuan 11 persona mes tyre edhe italianë. Nga ana e policisë thuhet se anëtarët italianë në bandë ishin elementë të thjeshtë të saj, pasi në drejtues në krye të saj ishin shqiptarët. Operacioni u quajt "Messenger" sepse personat e përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës komunikonin me kode me Messenger në internet.

An Italian-Albanian drug organization based in Italy was destroyed by the police of its neighboring country in an operation codenamed "Messenger". Italian news agencies do know that they are put in chains, 11 men after the order issued by a court against a group Pescaras Albanian and Italian. Investigations made ??it possible to identify the group, which operated between Milan, Florence and Albania. Among the detainees was a 30-year-old Albanian with initials JO, who held his links with compatriots living in Milan, which serve as a bridge to other members. Citra next stop was a 45-year-old with initials LS which often times not fallen out was the role of drug courier, traveling by train. Precisely in such a circumstance was also found loads of 3 kilograms of heroin, which was launched in Pescara train. Also, police detained another Albanian in an apartment in Pescara, while in total 11 people were arrested among them Italian. By the Italian police said the gang members were its simple elements, because its leaders were at the top of the Albanians. The operation was named "Messenger" for those involved in drug trafficking network codes to communicate with the Internet Messenger.

Share This Video


Download

  
Report form