Lëvizja "Fol" ne Kosove, një organizate joqeveritare, ka publikuar raportin "Matësi i se vërtetës", raport ne te cilin janë vlerësuar deklaratat politike te krerëve me te larte te shtetit kosovar, nder te cilët Hashim Thaçi, apo edhe ministrat e kabinetit te tij qeveritar. Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhënë gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2010, se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza brenda 15 muajve, është renditur në krye të deklaratave të pavërteta që ka nxjerrë lëvizja "Fol". Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është përfshirë në këtë raport për një deklaratë të pavërtetë, kur kishte thënë se ligji për konfirmimin e pasurisë së paligjshme do të nxirret brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Ne raport përmendet edhe ministrja kosovare për Integrim, Vlora Çitaku, si dhe ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota, te cilët janë kritikuar ashpër për deklarata kontradiktore. Asnjë anëtar i kabinetit qeverisës te kryeministrit Thaçi nuk përjashtohet nga raporti "Matësi i se vërtetës", here te kritikuar për deklarata qesharake, here për deklarata te rreme apo te pavërteta e here për deklarata kontradiktore. Përfaqësues te lëvizjes "Fol" kane deklaruar se për Kosovën, një vend qe synon proceset e demokratizimit, nuk mund te ketë udhëheqës qe flasin pandërprerë, por qe gjithnjë ato mbeten thjesht fjale. Por mes gjithë këtyre deklaratave që lëvizja "Fol" i konsideron të pavërteta, ka një të deklaratë të vërtetë, e ajo është deklarata e EULEX-it se nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
Movement "Speak" in Kosovo, a nongovernmental organization, has published the report "a measure of the truth", a report in which political statements are evaluated top leaders of the Kosovar state, among whom Hashim Thaci, or even cabinet ministers his government. A declaration of Kosovo Prime Minister Hashim Thaci, given during the election campaign in 2010, that Kosovo's citizens to travel without visas within 15 months, has been ranked in the top of the false statements that issued movement "Speak". Mr Kuçi is also included in this report for a false statement when he said that the law on illegal property confirmation will be issued within the first half of this year. The report mentioned the Kosovo Minister for Integration, Citaku and Infrastructure Minister Fehmi Mujota, who were criticized for contradictory statements. No member of the governing cabinet of Prime Minister is not excluded from the report "a measure of the truth", sometimes criticized for ridiculous claims, time for false statements or false and contradictory statements here for. Representatives from the "Talk" have declared that Kosovo, a country aspiring democratization processes, can not have leaders who speak uninterrupted, but they always remain just words. But among all these statements that the movement "Speak" considers to be untrue, there is a true statement, and it is a statement of EULEX is not doing anything...