Një apel i forte ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, qe i kërkojnë klasës politike shqiptare te miratoje heqjen e imunitetit për zyrtaret e larte. Nga Gjirokastra, ku ndodhet për një vizite dyditore, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh i qarte se nëse nisma e ndërmarrë nuk konkretizohet, atëherë ky do te ishte një zhgënjim i madh për Shtetet e Bashkuara. "Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme. Partia Demokratike ka përgatitur një draft, po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike, sepse ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë, por gjithashtu, ka edhe hajdut mes tyre, kështu që me çështjen e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor, atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara prandaj ata duhet ta bëjnë këtë," u shpreh Arvizu. Diplomati përshëndeti marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore dhe riformatimin e KQZ, një institucion ky qe sipas tij pati shume probleme ne zgjedhjet e kaluara. "Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për kodin elektoral. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme sepse në thelb të tij ka qenë KQZ-ja dhe duke parë performancën në të shkuarën të KQZ-së është e qartë që ishte e nevojshme për një mekanizëm të ri që ti jepte besim njerëzve. Ndaj jam i kënaqur që ka një format të ri për këtë," shtoi Arvizu. Me tej zyrtari amerikan i kërkoi klasës politike qe te plotësojë kriteret dhe detyrat për te marre statusin e vendit kandilit për ne BE, ne mënyrë qe ky status te mos jete vetëm për fasade.
A strong appeal has come from the United States of America, that the Albanian political class seeking to approve the removal of immunity for senior officials. Gjirokastra, where for a two day visit, U.S. Ambassador Alexander Arvizu said he was clear that if no concrete initiative taken, then this would be a huge disappointment for the United States. "We look forward to August 6, that is the day which is scheduled to occur on stripping. I thought they were being circulated versions, various drafts. The Democratic Party has prepared a draft, as well as the Socialist Movement for Integration, so obviously all want to do something to lift the immunity. And I think this is vital because there are good judges, there are good parliamentarians, but also has the thief among them, so that the issue of immunity is being abused in this country and if people were serious about improving the rule of law, there should be an agreement for the lifting of immunities. We expect that on August 6 will move somethi...