PS për kufizimin e imunitetit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Në të parin qëndrim pas dorëzimit të draftit për heqjen e imunitetin, Partia Socialiste mbështet propozimet e sjella nga demokratet, me faktin se prej tyre është ndjekur linja e arsyetimit bërë publike kohe me parë nga socialistët, që do të thotë, heqje e imunitetit vetëm me ndryshime kushtetuese. Nënkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, pohon se qëndrimi i bere publik nga shefi i kabinetit te kryeministrit, Oerd Bylykbashi, duhet te shkoje ne nevojën e forcimit te pavarësisë se institucioneve dhe duke ruajtur frymën kushtetuese. Por Xhafaj e cilëson si një hipokrizi nga ana e demokrateve për të qenë formalisht mirë në sytë e ndërkombëtareve dërgimin ne këtë moment te nismës. Duke iu referuar rregullores se Kuvendit, konkretisht nenit 77/a pika 2 dhe 77/b pika 1, koha është e pamjaftueshme që kufizimi i imunitetit te mbyllet brenda muajit korrikut. Xhafaj shprehet dhe për qëndrimet e deputetit Erion Brace duke theksuar se nuk janë te ndryshme nga ato te partisë. Ajo qe z. Xhafaj shikon si domosdoshmëri është nevoja e konsultave me grupet e interesit qe do te thotë, drejtues te institucioneve kushtetuese, shoqëria civile dhe ekspertiza ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form