Gjuhet e huaja kundër Kules - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kur 28 pedagoget e anglishtes janë ne limitin e afatit te përcaktuar nga rektorati për transferim, fakulteti i gjuhëve te huaja i drejtohet kryeministrit Sali Berisha për zgjidhje. Një dosje me te gjithë dokumentacionin e nevojshëm, vendimin e këshillit te administrimit dhe ankesat e pedagogeve është dorëzuar ne kryeministri. Paralelisht me ketë kërkese, drejtues e pedagoge te gjuhëve te huaja po bashkëpunojnë me sindikatat për te kundërshtuar te gjitha shkeljet qe sipas tyre ka kryer rektorati I universitetit. Gjate një mbledhje urgjente me këshillin e fakultetit pedagoget e prekur nga transferimi shpjegojnë arsyet e kundërshtimit te këtij vendimi qe ata nuk ngurojnë ta cilësojnë fyes dhe absurd. Nëpërmjet një shkrese elektronike por jo zyrtare, 18 pedagoget pare janë njohur me një urdhër te rektoratit ku ditën e hëne, duhet te paraqiten ne këtë institucion për te marre emërimin e vendit te ri te punës. Jahste Cameras ata deklarojnë se do ti drejtohen edhe gjykatës për zgjidhje. Por Dekania e fakultetit te gjuhëve te huaja edhe me herët e ka cilësuar një sulm te qëllimshëm pasi ajo ka qene mbështesja e rivalit te Dhori Kules ne zgjedhjet për postin e rektorit. Nderkohe rektori kule duke mohuar akuzat ka përforcuar qëndrimin për transferimin e 28 pedagogeve qe sipas tij do te ndihmojnë ne përvetësimin me te mire te anglishtes ne 7 fakultetet e tjera te Universitetit te Tiranes.

When 28 professors of English are we limit the time period defined by the Rectors of transfer, the faculty of foreign languages ??is addressed to Prime Minister Sali Berisha solution. A folder with all necessary documentation, the decision of the board of professors and complaints submitted to the Prime Minister. In parallel with this request, leading the foreign language lecturers are cooperating with unions to oppose all violations that according to them has committed the university rector. During an emergency meeting with the faculty council of professors affected by the transfer explain the reasons for the objection to this decision that they do not hesitate to label it offensive and absurd. Through an electronic document but not official, 18 lecturers have been previously recognized with an order of the rector, where on Monday, should appear in this institution to receive the appointment of a new country to work. Cameras Jahste declare that they will be addressing the court for resolution. But the dean of faculty of foreign languages ??has also previously considered a deliberate attack because she was the rival Dhori support a strainer in the elections for the post of rector. While denying accusations Rector Kule has strengthened position for the transfer of 28 professors in his acquisition will help us to better English in 7 other faculties of the University of Tirana.

Share This Video


Download

  
Report form