http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset e huaja kanë investuar në vendin tonë në 3 mujorin e parë të këtij viti një shifër rekord prej 283 milion euro.
Kjo shifër rezulton të jetë më e larta jo vetëm në raport me të njëjtën përiudhë të një viti më parë, por edhe e viteve të fundit. Të dhënat vijnë nga banka e shqipërisë e cila nuk ka bërë ende detajime se ku janë investuar këto para, por ajo që evidentohet është fokusi i tyre ka qënë kryesisht në sektorin energjitik, në karburante si dhe në fushën e ndërmjetësimit financiar.
Pjesë e këtyre investimeve janë edhe ato në gazjsllesin TAP si dhe investimi në kaskadësn e Devollit.
Edhe banka Botërore si dhe Fondi monetar ndërkombëtar kanë deklaruar më heret se përfundimi këtyre dy veprave të mëdha publike pritet të ndikojnë në ecurinë e rritjes ekonomike.
Paralelisht me ketë situatë treguesit i remitancave, të ardhurave nga emigrantët ka shënaur rritje afro 8% më shumë se 3 mujorei i parë i 2017, duke arriturt në 147 milion euro.
Të dy këto tregues janë një element thelbësor i prurjeve valutore ne treg, cka për autoritete janë një faktor i ndikimit në kursin e këmbimit.