Dita botërore e talasemisë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 6

Sara është vetëm një nga 500 fëmijët talasemike shqiptare qe duhet te marre rregullisht gjak për te qëndruar ne jete. Ajo është 6 vjeçe dhe i duhet te udhëtoje nga fshati Pobrat i Beratit deri ne qytetin e Lushnjes ku ndodhet banka e gjakut. I ati tregon se mungesat e vazhdueshme te flakoneve te gjakut e detyrojnë qe te marre njerëz te afërm për te dhuruar. Mungesat e gjakut pranohen edhe nga drejtuesit e bankës se tij, por kjo vjen për shkak te dhurimeve te ulëta qe nuk mbulojnë as gjysmën e nevojave ne vend. Ne ditën botërore te talasemisë mesazhi i ministrit te shëndetësisë ka qene për parandalimin e sëmundjes qe mund te behet përmes një analize. Ministri Vasili është shprehur i hapur edhe për debatin e vendosjes me ligj te analizave paramartesore, qe mund te evitonin sjelljen ne jete te një fëmije te sëmure. Ne Shqipëri numërohen 300 mije persona bartës te sëmundjes se talasemisë, por edhe pse prania e saj zbulohet me një analize gjaku, janë te shumte ata qe nuk e dine.

Sara is just one of 500 patients have received Albanian blood regularly to stay alive. She is 6 years old and must travel from the village of Portland Pobrat up Lushnja where the blood bank. The father shows that deficiencies continued to force the blood bottles to get people to donate relatives. Blood shortages are accepted by the directors of his bank, but this is due to low donations did not cover even half the country's needs. Thalassemia in the world day of health minister's message was to prevent the disease that can be done through an analysis. Minister Vasili said open to debate establishment by law of premarital tests, you can avoid bringing in life to a sick child. In Albania counted 300 thousand people of thalassemia disease carriers, but also because its presence is detected by a blood analysis, are many who do not know.

Share This Video


Download

  
Report form