Shpallet Fryma e re demokratike - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Data 30 prill ka shënuar lindjen e një partie te re ne skenën politike shqiptare, Frymën e re demokratike, e cila ka shpallur ambicien për te ndryshuar jo vetëm realitetin politik por edhe jetën e shqiptareve. Te gjitha enigmat rreth partisë se mbështetësve te presidentit Bamir Topi tashme janë zbuluar dhe ndërtesa ku është vendosur selia e FRD u mbush ne mesdite nga themeluesit dhe simpatizantët e kësaj force si kurrë me pare. Ne konferencën e lancimit te partisë ishin jo vetëm Gazmend Oketa e Aleksandër Biberaj, por edhe njerëz qe dikur kane qene figura te njohura te PD si Besnik Mustafaj, Sajmir Shehri, Sali Shehu, etj. Oketa, me cilësinë e kryetarit te komisionit nismëtar, ka deklaruar se FRD do te jete force e qendrës se djathte e cila do te përfaqësoje interesat e shtresës se mesme. Oketa shtoi se FRD do te jete një parti demokratike ku kryetari ka te drejte te rikandidoje vetëm njëherë. Partia Fryma e re demokratike nuk do te ketë kryetar deri ne vjeshte, atëherë kur do te mbahet kuvendi i kësaj force politike. Edhe pse asnjë prej anëtarëve nuk flet ne publik për rolin qe presidenti Topi do te ketë ne këtë parti, koha kur do te mbahet kuvendi përkon me mbarimin e mandatit presidencial te Bamir Topit dhe mbështet zërat se do te jete pikërisht kreu i shtetit i cili një dite do te drejtoje Frymën e re demokratike.

Date April 30 marked the birth of a new party in the Albanian political scene, the new democratic spirit, which has announced his intention to change not only the political reality but also the lives of Albanians. All puzzles about the party that supporters of President Bamir Topi already been discovered and the place where FRD seat was filled at noon of the founders and supporters of the force like never before. In launching the party conference were not only of Alexander Warren Truss Biberaj, but also people who were once known figures as DP Mustafaj Sajmir Shehri, Sali Shehu, etc.. Oketa, the quality of the initiating committee chairman, said that FRD ??will be center-right force which will represent the interests of the middle class. Oketa added that FRD ??would be a democratic party where the president has the right to rikandidoje only once. Spirit of the new democratic party will not be president until autumn, when the assembly will be held this political force. Even though none of the members speak in public about the role that President Topi will be in the party, the time when assembly will be held coinciding with the expiration of the presidential term to Bamir Topi and supports speculation that it will be head of state exactly which one day will lead the new democratic spirit.

Share This Video


Download

  
Report form