Drejt fundit reforma zgjedhore - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ekspertet e opozitës pranë Komisionit për Reformën Elektorale besojnë se miratimi i amendimeve ne Kodin Zgjedhor, qe përdor teknologjinë elektronike për regjistrimin e zgjedhësve, është një hap para drejt pamundësisë se manipulimit elektoral. Palët kane përzgjedhur një sistem te thjeshte ne përdorim, qe nuk kushton shtrenjtë. Ditën e votimit, zgjedhësi paraqitet me kartën elektronike ose pasaportën biometrike para komisionit dhe një anëtar verifikon vlefshmërinë e dokumentit. Pajisja lexon dhe regjistron automatikisht informacionet e kartës dhe me pas ato transferohen ne sistemin qendror pranë KQZ. Për te ruajtura fshehtësinë e votës, pajisja nuk regjistron te dhënat sipas rendit kronologjik gjate ditës se votimit. Ne kod është parashikuar ndjekje penale për zgjedhësit qe provohet se kane votuar disa here, por edhe rishikim te rezultatit nëse ky numër është i konsiderueshëm. Për te penguar ndërhyrjen e komisionereve ne proces, sistemi është ndërtuar me një sens, dërgimin e informacionit nga periferia ne qendër, por jo anasjelltas. Personeli teknik mban përgjegjësi penale për procesin. Kompania qe do te prodhoje sistemin, do kontraktohet 6 muaj para ditës se votimit. Ne zgjedhjet e përgjithshme te 2009 ishin 4883 qendra votimi në të gjithë vendin. Kaq do te jete edhe numri i pajisjeve identifikuese. Komisionit te reformës i kane mbetur edhe amendimet e fundit ne kod. Ato janë sistemi elektronik i numërimit te votave, ankimimi dhe riformatimi i KQZ. Por korrektimi i sistemit, kërkuar me ngulm nga partitë e vogla duket i pamundur. Te kontaktuar nga "Vizion Plus" palët kane pohuar se objekti i komisionit është i kufizuar dhe nuk mund te preke këtë pike. Ne këtë dokument te miratuar me kompromis, është caktuar se Komisioni ka për detyrë hartimin e amendamenteve vetëm për rekomandimet e OSBE/ODHIR. E për te bere te vlefshme firmat e gjithë krerëve te partive parlamentare, hedhur mbi propozimin e partive te vogla, duhet serish vullneti i shumicës se cilësuar ne Kuvend, çka i bën firmat e Rames e Berishës te hedhura ne krah te atyre te partive te vogla, një loje për te gënjyer aleatet.

Experts opposition to Reform Electoral Commission believe that the adoption of amendments to the Electoral Code, which uses electronic technology for voter registration is a first step towards failure of electoral manipulation. The parties have chosen a simple system we use, not costly. Election Day, the voter is presented with electronic card or biometric passport and a member of the committee verifies the validity of the document. The device automatically reads and records the card information and then they transferred to the central system at the CEC. To maintain the secrecy of the vote, the device does not record the data in chronological order on election day. We prosecute code is provided for voters who proved to have voted several times, but also review the results if this number is considerable. To prevent interference by commissioners in the process, the syste...

Share This Video


Download

  
Report form