Tensioni dhe përplasjet mes mazhorances dhe opozitës gjate seancës se fundit ne Kuvend, kane shkaktuar reagimin e ambasadorit amerikan ne Tirane Aleksandër Arvizu. Nga Elbasani, diplomati i Uashingtonit shprehu rezerva për mënyrën se si u procedua për zgjedhjen e anëtarit te KLD, duke treguar se ne opinionin e tij dhe te njerëzve me te cilët ndan mendime, ky është vetëm fillimi. "Mbrëmë kam shkëmbyer opinionin tim me një mike që e respektoj shumë dhe i shkruajta se: 'më vjen keq, por më duket se ky është vetëm fillimi' dhe përgjigja e saj ishte: 'Zoti im Ambasador, keni të drejtë, ky është vetëm fillimi'. Ajo që dua të them është se ka një boshllëk të besimit mes dy palëve dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës i krizës politike. Ky boshllëk ka kontribuar në mënyrën e drejtpërdrejtë të paaftësisë së Shqipërisë për të marrë statusin e kandidatit në BE," u shpreh ambasadori i SHBA-ve. Arvizu u beri thirrje palëve te gjejnë gjuhen e bashkëpunimit, duke theksuar se ne mungese te saj, rruga drejt Bashkimit Evropian është e vështirë. "Por gjithashtu kemi parë edhe se kur dy palët dëshirojnë që të arrijnë marrëveshje, , bëjnë marrëveshje. Njerëzit pyesin, çfarë mund të bëjmë ne... Por ndoshta në mënyrë të thjeshte ne do të bëjmë atë që të mund të ndërtojmë besimin mes palëve, duke përdorur dëshirën që vjen nga këshilltarë të ODIHR dhe Komisionit të Venecias, por për sa kohë nuk bëhet kjo gjë, atëherë rruga drejt BE-së do të jetë e vështirë. Se sikurse më tha mikja ime, është vetëm fillimi, shpresoj që ajo sikundër edhe unë të jemi gabim. Sepse mund t'ia dalim mbanë nëse duam, ," shtoi Arvizu. Këto deklarata ambasadori amerikan i beri pas vizitës me drejtues te Bashkise se Elbasanit dhe familjet qe kane strehuar vullnetaret e Korpusit te Paqes.
Tension and clashes between majority and opposition during the last session of the Assembly, have prompted the U.S. ambassador in Tirana Alexander Arvizu. From Elbasan, Washington diplomat expressed reservations about how they proceeded to the election of a member of the HCJ, showing that in his opinion and the people who share thoughts, this is just the beginning. "Last night I shared my opinion with a friend who I respect a lot and wrote that: 'I'm sorry, but it seems that this is just the beginning' and her answer was: 'My Lord Ambassador, you are right, this is only start '. What I mean is that there is a gap of trust between two parties and this gap is responsible trust political crisis. This gap has contributed to direct the manner of Albania inability to get EU candidate status, "said U.S. Ambassador. Arvizu urged the parties to find language of cooperation, noting that in its absence, the road towards the EU is difficult. "But we also see that when two parties want to reach agreement, making the deal. People ask, what can we do ... But perhaps the simplest way we will do what we can build trust between the parties, using the desire that comes from members of the ODIHR and the Venice Commission, but ...