Arma me të cilën u vra dje arkëtarja Leonora Kaloçi, dyshohet se mund te jete e njëjta me atë te përdorur edhe në vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e regjistruar në 21 tetor të vitit të shkuar në rrugën "Ferit Xhajko" në kryeqytet.
Ekspertiza balistike e plumbave të gjetur dje në vendin e krimit ka nxjerrë në pah faktin se është e njëjta lloj armë, me të cilën është vrarë 61-vjeçari 5 muaj më parë. Kjo piste e përforcohet edhe skema që është përdorur si në vrasjen e argjendarit ashtu edhe në vrasjen e arkëtares. Hyrje e dhunshme në brendësi të objektit dhe hapja zjarr në momentin e parë që është refuzuar dhënia e parave. Gjate natës se mbrëmshme dhe ditës se sotme policia ka shoqëruar rreth 15 persona me precedentë ne grabitje, te cilëve u janë marre deklarime dhe me pas janë lënë te lire. Ndërkohe qe ekspertet kriminalistë janë kthyer serish ne filialin ku ndodhi ngjarja, për te hetuar mbi gjurme te mundshme te agresorit. Nga hetimet rezulton se agresori ka bashkëpunuar me një person tjetër me te cilin pas krimit janë larguar ne brendësi te lagjes. Një nga dëshmitaret e ngjarjes se rende tregon për Vizion Plus se gjithçka ndodhi shume shpejt dhe vetëm brenda ambienteve te bankës. E ndërsa 43-vjeçarja Kaloci është përcjelle për ne banesën e fundit, 53-vjeçari Elmazi ndodhet momentalisht jashtë rrezikut për jetën, pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Ai ndodhet ne pavijonin e kirurgjisë ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ndërsa nuk ka pranuar te flasë rreth ngjarjes. Mjeket sqarojnë se plagët e renda të shkaktuara nga plumbat, kane lënë pasoja shëndetësore te parikuperueshme.
The weapon with which Leonora was killed yesterday Kaloçi treasurer, allegedly can be the same as that used in the assassination of goldsmith Rrapo Sinanaj, events recorded in October 21 last year in "Ferit Xhajko" in the capital.
Ballistic expertise of bullets found at the crime scene yesterday highlighted the fact that the same type weapons, which killed 61-year-old 5 months ago. This scheme is reinforced runway that is used as the goldsmith and the murder in the killing of arkëtares. Violent entrance inside the building and opening fire at the first moment that is denied the award of money. During the night the day yesterday and today police have about 15 people associated with precedents in robbery, whose statements were taken and then are left free. While experts kriminalistë are back again in the branch where the event occurred, to investigate the possible trace of the aggressor. From the investigations show that the aggressor has collaborated with another person after the crime with which fled into the neighborhood. One of the witnesses of the event that orders for Vision Plus shows that everything happened very quickly and within the bank premises. While 43-year-old was escorted to the Kaloci last apartment, 53-year-old Elmazi is currently out of danger to life, after he underwent surgery. It is located in the surgical ward at the Military Hospi...