Kryeministri Berisha pranoi gjate vizitës zyrtare ne Hungari, se Shqipëria është prekur nga kriza ekonomike, por i shpëtoi recesionit. Shefi i qeverise ndodhet ne Budapest, me ftese te homologut te tij, ne kuadër te 90-vjetorit te vendosjes se marrëdhënieve diplomatike mes 2 shteteve. "Ne jemi ndikuar nga kriza dhe nuk është se nuk kemi pasur ndikime, por nuk kemi rënë në recension dhe tani po punojmë për një paketë të re reformash, në mënyrë që të përshtatim ekonominë shqiptare në rrethanat e reja të krijuara nga globalizmi, në një botë post perëndimore," është shprehur Berisha. Kryeministri hungarez e cilësoi zotin Berisha si një luftëtar te demokracisë. Orban, shtoi se nëse ka një rruge për te rritur ekonominë ne Evrope, kjo nis me zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit perëndimor. "Liderët e shteteve të Evropës do të kishin parë me sytë e tyre se ka shumë pak vetë që ngjajnë me mikun tonë këtu sot, pasi ai është një person që ka një rol shumë të madh dhe shumë pozitiv, që nga fillimi i historisë moderne shqiptare, dhe historinë moderne shqiptare, pa zotin Berisha, nuk do të ishte e mundur as ta imagjinonim," është shprehur Orban. Duke i vlerësuar marrëdhëniet mes Tiranes e Budapestit ne nivel te kënaqshëm, kryeministri hungarez u shpreh i trishtuar për shkëmbimet e ulëta ekonomike. Dy vendet i lidh një histori e lashte, qe nis nga Skënderbeu me huniadin e deri tek mbretëresha shqiptare zonja Geraldine qe ishte hungareze.
Premier Berisha received during the official visit to Hungary, Albania is affected by the economic crisis, but escaped the recession. Head of Government is located in Budapest, at the invitation of his counterpart in the framework of 90-th anniversary of establishing diplomatic relations between the two countries. "We are affected by the crisis and is not that we have had no impact, but we have not fallen into recession and we are now working on a new package of reforms, in order to adapt the economy to the new circumstances created by globalization, in a Western world's post, "said Berisha. Hungarian Prime Minister Mr. Berisha considered as a fighter for democracy. Orban, adding that if there is a way to boost the economy in Europe, it starts to EU enlargement with the Western Balkan states. "Leaders of European countries would have seen with their own eyes that there are very few people who look like our friend here today because he is a person who has a very large and very positive, since the beginning of modern Albanian history , and modern Albanian history, without Mr. Berisha, would not be possible even to imagine, "said Orban. Assessing relations between Tirana and Budapest at a satisfactory level, Hungarian Prime Minister expressed his sad low economic exchanges. Connecting the two countries with ancient history, which starts out with Hunyadi and Scanderbeg to Mrs. Geraldine Albanian queen who was Hungarian.