Pavarësisht se është një vend më pak i integruar në ekonominë rajonale dhe botërore, Shqipëria nuk i ka shpëtuar ndikimit nga kriza globale. Këtë e ka pranuar edhe Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, gjatë fjalës që mbajti në debatin e nivelit të lartë, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon." Ka thene ne fjalen e tij Bamir Topi, President i Republikës. Gjatë fjalës së tij, para liderëve botërore, kreu i shtetit theksoi rolin e Shqipërisë si faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, por vuri në dukje edhe përmirësimin e ekonomisë tonë në raport me vendet e tjera të rajonit.
Despite being a little more integrated into regional and world economy, Albania has not escaped the impact of global crisis. This has been well received President of the Republic, Mr. Bamir Topi during the speech that delivered high-level debate, the General Assembly of the United Nations in New York. "As a result of the effects of financial markets, trade, investment and remittances in a less integrated in world and regional economy such as Albania, already noticed the impact of the crisis, although its growth was greater than as in other countries in the region. "said in his speech Bamir Topi, President of the Republic. During his speech before world leaders, the head of state stressed the role of Albania as an important factor for peace and stability in the Balkans, but also noted the improvement of our economy relative to other countries in the region.