Konferencë për integrimin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Konferenca e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian me përfaqësues nga i gjithë rajoni është shfrytëzuar nga ambasadoret me te rëndësishëm te akredituar ne Tirane për ti bere apel klasës politike shqiptare te vazhdoje me reformat për hir te integrimit. Ambasadori i BE-sëw Ettore Sequi ka përsëritur se 12 rekomandimet duhet te jene ne qendër te axhendes se klasës politike shqiptare. "Lista e 12 prioriteteve përbën një kusht për të ecur përpara në procesin e integrimit. Janë bërë përparime por mbeten ende gjëra për tu bërë. Në këtë proces duhet të ketë angazhim të plotë dhe të sinqertë. Intensifikoni dialogun me takime të ngjashme dhe bëni progres përpara në rrugëtimin tuaj drejt BE," është shprehur Sequi. Ndërkohë qe diplomati i OSBE, Eugen Wollfarth, ka theksuar rëndësinë e zbatimit te ligjeve, duke deklaruar se nuk janë copëzat e mençura të letrave legjislative ato që sjellin ndryshimin, por është zbatimi i tyre i plotë. Ambasadori i OSBE është ndalur edhe tek reforma zgjedhore, duke kërkuar vullnet politik për ta përmbushur këtë angazhim. "Reforma zgjedhore në çfarëdolloj vendi përbën një nga reformat më vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm demokratik, për këtë mund të biem të gjithë dakord. Kjo është edhe arsyeja për të cilën them me kënaqësi se reforma është në proces e sipër në parlamentin shqiptar. Shfrytëzoj rastin t'i inkurajoj fort të gjithë aktorët e interesuar që të mbështeten tek praktika pozitive aktuale. Edhe një herë, i kthehem faktit se ekzistenca dhe vazhdimësia e vullnetit politik dhe besimit reciprok mes aktorëve kombëtarë është jetësore që reforma të finalizohet në mënyrë shteruese dhe në kohën e duhur," është shprehur Wollfarth. Ndërkaq, përfaqësuesit e klasës politike shqiptare kane theksuar angazhimin ne rrugën e integrimit. Sipas kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka hapa pas ne procesin drejt BE, ndërkohë qe kreu i Komisionit te Integrimit, Ditmir Bushati ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ne procesin e integrimit. Kjo tryeze uli për here te pare në Tiranë edhe delegacionet e Parlamentit të Kosovës dhe të Serbisë, pas marrëveshjes së arritur pak ditë më parë, marrëveshje që i dha Serbisë statusin e vendit kandidat në BE dhe i çeli Kosovës rrugën për të hedhur hapat e saj fillestarë drejt unionit.

Conference of European Integration Parliamentary Committees with representatives from across the region is used by the most important ambassadors accredited to Tirana to make an appeal to the Albanian political class to continue with reforms for the sake of integration. Ambassador Ettore Sequi sëw EU has reiterated that the 12 recommendations should be on the agenda of the Albanian political class. "The list of 12 priorities constitutes a condition to move forward in the integration process. Have made progress but are still things to be done. In this process must have full commitment and sincerity. Outreach dialogue with similar meetings and make progress forward in your journey towards the E...

Share This Video


Download

  
Report form