Italia një prej mbështetëseve kryesore te integrimit te Shqipërisë ne BE kërkon impenjimin e përbashkët te opozitës dhe mazhorances për plotësimin e rekomandimeve te Brukselit. Pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, ne konferencën e përbashkët për shtyp, homologu italian, Mario Monti, ka deklaruar se vullneti politik nga te dy kampet është i domosdoshëm për përmbushjen e reformave. "Shpreha vlerësimin për te gjitha përpjekjet e Shqipërisë për te përmbushur paketën e reformave te nevojshme për procesin e integrimit. Vullneti politik dhe impenjimi konstant nga ana e qeverise dhe opozitës janë te domosdoshëm për te përmbushur kërkesat e BE. Për sa i përket Italisë ne mbetemi ne favor te se ardhmes evropiane te Shqipërisë," u shpreh Monti. Fjala e dy kryeministrave u përqendrua edhe ne bashkëpunimin ekonomik, sektor ku sipas Montit investimet e mëdha te Italisë janë te dukshme, pavarësisht krizës financiare.
Italy one of the main supporters of Albania's EU integration requires a common commitment to the opposition and the majority of the recommendations of the Brussels meeting. After meeting with Prime Minister Sali Berisha, in a joint press conference, Italian counterpart, Mario Monti, said that political will from both camps is necessary for the implementation of reforms. "I expressed my appreciation for all the efforts of Albania to meet the package of reforms needed for the integration process. Political will and commitment by the government constant and opposition are necessary to meet EU requirements. As regards Italy, we remain in favor of the European future of Albania, "said Monti. Word of the two prime ministers also focused on economic cooperation, according to Monti sector where large investments in Italy are evident, despite the financial crisis.